“Prania e tij ishte një dhuratë dhe mungesa e tij lë një boshllëk në zemrat tona që nuk mund të mbushet kurrë”.
Ylli i rrjeteve sociale, Chase Filandro, ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare, më 31 korrik.
Chase ishte një aktor amator dhe postonte rregullisht foto nga udhëtimet e tij nëpër Shtetet e Bashkuara në llogarinë e tij në “Instagram”, ku kishte mbi 30,000 ndjekës.
“Chase ishte një udhëtar i apasionuar dhe prekej nga bukuria e Parqeve Kombëtare”, shkroi motra e tij, Franki Ford, në një postim në “Instagram”, duke shtuar:
“Ai gjithmonë i mirëpriste të huajt me një buzëqeshje dhe bënte miq përgjatë të gjitha shtigjeve që përshkonte”.
20-vjeçari ishte i listuar si vokalist i grupit indie “Just Add Water”, një grup roku me pesë anëtarë që jepte koncerte në Long Island. Ai performoi në një shfaqje me grupin edhe verën e kaluar.
Në një postim nga “Take 2 Actor’s Studio,” një shkollë aktrimi në Huntington, Nju Jork, me të cilën Filandro ishte i lidhur, aktori i ndjerë u kujtua për “shpirtin e tij të gjallë” dhe “gëzimin që sillte në çdo dhomë”.
Homazhi vazhdoi: “Prania e tij ishte një dhuratë dhe mungesa e tij lë një boshllëk në zemrat tona që nuk mund të mbushet kurrë”.
Për të nderuar trashëgiminë e vëllait të saj, Ford filloi një fondacion në “GoFundMe” për të mbledhur para për një memorial pranë ose në një nga parqet kombëtare të preferuara të Filandros, i cili ka arritur mbi 24,000 dollarë vetëm në dy ditë.