HomeBotaKërcënimet e Inteligjencës iraniane për të vrarë e rrëmbyer/ SHBA, Shqipëri dhe...

Kërcënimet e Inteligjencës iraniane për të vrarë e rrëmbyer/ SHBA, Shqipëri dhe 12 shtete deklarata të përbashkët ku dënojnë këto veprime! Ambasada Amerikane në Tiranë: Shkelin sovranitetin

SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete të tjera kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku dënojnë kërcënimet e inteligjencës iraniane për të vrarë dhe rrëmbyer njerëz në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Në deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Kanadasë, Çekisë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Spanjës dhe Suedisë thuhet se “jemi të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe ngacmuar njerëz në Evropë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit tonë”

Më tej thuhet se “Këto shërbime po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë me organizatat kriminale ndërkombëtare për të synuar gazetarët, disidentët, qytetarët hebrenj dhe zyrtarët aktualë dhe të mëparshëm në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Kjo është e papranueshme”.

Ky mesazh është publikuar edhe nga ambasada e SHBA në Tiranë: “Jemi të bashkuar me partnerët tanë europianë në kundërshtim të përpjekjeve të shërbimeve të inteligjencës iraniane për të vrarë, rrëmbyer dhe shqetësuar njerëzit në Europë dhe Amerikën e Veriut, në shkelje të qartë të sovranitetit tonë. Ne e dënojmë numrin në rritje të kërcënimeve ndaj shteteve dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të parandaluar që këto veprime të ndodhin.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular