HomeKronikeNga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi...

Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal/ Jepen sot masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

Ka nisur në orën 09:30 në Gjykatën e Vlorës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar së bashku me Flodian Plakun në Orikum.

Të ndaluarit janë:
• Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Plakut,
• Armando Dano, berber nga Shkodra,
• Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku,
• Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge.

Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për masat e sigurisë ndaj tyre, në lidhje me veprimtarinë e dyshuar kriminale.

42-vjeçari Flodian Plaku u arrestua disa ditë më parë ndërsa fshihej në një hotel në Orikum.

Flodian Plaku ishte vënë nën vëzhgim nga policia për rreth dy muaj. Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit të tij, është ndjekur edhe lëvizja e Albano Lapshit dhe Armando Danos, me origjinë nga Shkodra, i njohur si “Berberi”, të cilët po shkonin drejt hotelit ku fshihej Plaku.

Albano Lapshi, i çonte ushqim në hotel Flodian Plakut, ndërkohë Armando Dano ishte berberi që shkonte në hotel për ta qethur, po ashtu Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua. Dhe Julian Aliaj që u kap me pistolete. Ka qenë i dënuar me parë për trafik droge.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular