HomePolitike"Plas" në PD, rryma pranë Berishës, akuzojnë Belind Këlliçin si njeri të...

“Plas” në PD, rryma pranë Berishës, akuzojnë Belind Këlliçin si njeri të Belinda Ballukut

Konfliktet e brendshme në Partinë Demokratike kanë hyrë në një fazë kritike, me Belind Këlliçin në epiqendër të një stuhie akuzash që vijnë jo nga kundërshtarët politikë, por nga radhët e vetë opozitës. Një artikull i publikuar në portalin “Timoni.al”, i cili besohet të jetë pranë linjës së Sali Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj Këlliçit, duke e etiketuar si një “opozitar ditën, mburojë të Ballukut natën”.

Sipas shkrimit, Këlliçi po përpiqet të ruajë një imazh të një opozitari të vendosur ndaj qeverisë, ndërkohë që nuk ka reaguar ndaj akuzave që rëndojnë mbi zv.kryeministren Belinda Balluku, për shkak të, siç pretendohet, lidhjeve familjare dhe konfliktit të interesit. Editoriali nënvizon se vëllai i Këlliçit ka punuar si konsulent pranë Ministrisë së Infrastrukturës, në kohën kur ajo drejtohej nga Balluku – një fakt që, sipas portalit, e shpjegon qartësisht heshtjen e tij publike.

“Ky nuk është thjesht një detaj, por një konflikt interesi që shpjegon më shumë se çdo gjë tjetër sjelljen e Këlliçit në këtë aferë,” shkruan artikulli.

Më tej, editoriali i ashpër shkon përtej individit, duke e cilësuar Këlliçin si simbol të krizës së thellë të besimit që po godet Partinë Demokratike. Ai akuzohet se përdor drejtësinë si armë politike dhe interesin publik si fasadë për mbrojtje interesash private.

“Belind Këlliçi nuk është më thjesht një politikan i ri me retorikë të fortë. Ai është mishërimi i krizës së moralit në opozitë,” thuhet në shkrim.

Në një tjetër zhvillim të bujshëm, editoriali i referohet protestave të dhunshme përpara Bashkisë së Tiranës, të cilat u udhëhoqën nga Këlliçi vitin e kaluar. Sipas shkrimit, ato janë koordinuar në mënyrë të qëllimshme për të ndikuar në hetimet e nisura nga SPAK ndaj Erion Veliajt. Kjo sugjeron një instrumentalizim të protestës publike për qëllime politike të brendshme, një tjetër goditje për figurën e Këlliçit.

Në përfundim, editoriali përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj Belind Këlliçit nga brenda vetë opozitës, duke ngritur pikëpyetje serioze për integritetin, pavarësinë dhe qëllimet e tij politike. Deri tani, vetë Këlliçi nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave, por presioni mbi të po rritet ndjeshëm – jo më vetëm nga kundërshtarët, por nga ata që dikur e mbështetën më fort./Gijotina

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular