Skandal është ajo që ka ndodhur gjatë ndeshjes së turit të tretë të kualifikuesve në Champions League mes Lech Poznan dhe Crvena Zvezdës. Tifozët polakë shpalosën në stadium një baner të madh me shkrimin “Kosova është serbi”.
Por ajo që e thellon më shumë këtë ngjarje është reagimi i klubit serb. Në një postim në rrjetet sociale ata falenderuan Lech Poznan për këtë gjë, duke shpërndarë edhe një foto të banerit.
Megjithatë, në Poloni ka pasur reagime ndaj këtij gjesti provokues, kryesisht për faktin se Serbia është aleat i Rusisë në Evropë.
Polonia është ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Megjithatë, një pjesë e tifozëve polakë vazhdojnë të mbështesin narrativat serbe në çështjen e Kosovës
