HomeBotaTarifat e reja për më shumë se 90 vende të botës hyjnë...

Tarifat e reja për më shumë se 90 vende të botës hyjnë në fuqi! Trump: Miliarda dollarë po “rrjedhin” në SHBA

arifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për më shumë se 90 vende të botës kanë hyrë në fuqi.

“ËSHTË MESNATA!!! MILIARDË DOLLARË NGA TARIFAT PO RRJEDHIN TANI NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS!”, tha Trump në mediat sociale pak minuta para afatit në Uashington, DC.

Më parë, presidenti e goditi Indinë me një tarifë prej 50%, e cila do të hyjë në fuqi më 27 gusht, përveç nëse ajo ndalon blerjen e naftës ruse.

Trump kërcënoi gjithashtu me një tarifë 100% mbi çipat kompjuterikë të prodhuar jashtë vendit, ndërsa i shtyn firmat e teknologjisë të investojnë në SHBA. Kjo ndodhi ndërsa Apple njoftoi një investim të ri prej 100 miliardë dollarësh në SHBA, pasi u vu nën presion nga Shtëpia e Bardhë për të zhvendosur më shumë prodhim në Amerikë.

Javën e kaluar, administrata Trump njoftoi një listë të rishikuar të taksave të importit për dhjetëra partnerë tregtarë dhe zgjati një afat për vendet që të arrijnë marrëveshje me SHBA-në deri më 7 gusht.

Vendet kanë nxituar për të arritur marrëveshje me Uashingtonin për të ulur – ose hequr – atO që Trump I quan “tarifa reciproke”.

Politikat e tij tregtare synojnë riformësimin e sistemit global tregtar, të cilin ai e sheh si trajtim të padrejtë ndaj SHBA-se

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular