HomeAktualitetSPAK shpall në kërkim presidentit e klubit të futbollit “Erzeni” dhe pronar...

SPAK shpall në kërkim presidentit e klubit të futbollit “Erzeni” dhe pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, Julian Balla

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Julian Balla, një nga personat në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit për trafikun e 17 tonëve kokainë, rezulton pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës, dhe një vile 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi, me vlerë mbi 1 milion euro.

Të dyja këto pasuri janë vënë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.

Julian Balla rezulton gjithashtu edhe si president i klubit të futbollit “Erzeni” nga Shijaku, i cili garon në Kategorinë e Parë të futbollit.

SPAK ka lëshuar 16 masa sigurie në këtë operacion, ku janë përfshirë figura të njohura në trafikun e drogës, si vëllezërit Çela apo Franc Çopja, dhe pastrimin e parave, përfshirë dhe persona me investime të mëdha në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular