HomeSocialeGjurmimi i autobusëve në Tiranë, nëpërmjet Google Maps qytetarët ndjekin shërbimin e...

Gjurmimi i autobusëve në Tiranë, nëpërmjet Google Maps qytetarët ndjekin shërbimin e transportit urban

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjurmimi i autobusëve në kryeqytet tashmë mund të bëhet në kohë reale.

Nga sot, përmes Google Maps lëvizja me transport publik në Tiranë bëhet më e lehtë, pasi udhëtarët mund të shohin në çdo moment vendndodhjen e mjeteve, kohëzgjatjen e rrugëtimit dhe itinerarin e plotë.

Shumë thjesht në Google Maps nga vendi ku je, kërkon destinacionin ku do shkosh dhe të jep kryqëzimin e linjave dhe kohën sa do të shkosh. Çdo qytetar apo turistë e shikon në kohë reale sa i vonon autobusi dhe sa stacione i zgjat udhëtimi duke parashikuar edhe trafikun, largësinë, numrin e autobusëve… njësoj si platformat në vendet e zhvilluara. Transporti publik sidomos në Tiranë ka përdorim goxha të lartë në varësi të kohës nga 200 mijë-250 mijë udhëtarë në ditë, pra tani do e kuptojnë sa do presin në stacion”, shprehet Dashnor Mema – kreu i shoqatës së transportit publik.

Por në ndihmë veç shqiptarëve ju vjen turistëve, që për shumë të huaj kjo nuk është diçka e re. Ata e vlerësojnë si një shërbim të domosdoshëm që kursen kohë.

Vij nga Turqia dhe ne atje e përdorim prej kohësh. Nëse duam të shkojmë diku, thjesht klikojmë në google maps e gjejmë çdo informacion për mënyrat e transportit; është shumë e lehtë. Hera ime e parë në Tiranë dhe nuk e dija që për ju ishte risi”, shprehet një turiste nga Turqia.

Është teknologji e re për ju? Oh, është një ide e mirë që po e zbatoni. Ashtu si te ne, shërben si lehtësim për të lëvizur por edhe në lidhje me llogaridhënien e shoferëve. Mund t’u monitoroni shpejtësinë, vendndodhjen, vonesat…”, shprehet një tjetër turist.

Ky sistem i ri monitorimi me vendosjen e GPS në autobusët urban, i realizuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me GIZ Albania dhe kompanitë e transportit, bën të mundur planifikimin me saktësi të udhëtimit duke synuar përmirësimin e cilësisë së shërbimit si dhe transparencën.

Një gjë shumë e mirë edhe për të kontrolluar operatorët por edhe për të ofruar shërbim më të mirë drejt qytetarëve. Mos të rrinë të shikojnë anash, para mbrapa a erdhi autobusi? Por e shikon minutë pas minuti. Nëse ti nuk zbaton itinerarin apo ke vonesa e kupton menjëherë dhe qytetari do ankohet më lehtësisht te institucionet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular