Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të premteje.
Policia njofton se rreth orës 23:00, është paraqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në gjithë zonën përreth janë ngritur postoblloqe me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.