Policia e Shtetit ka rrethuar News24 në orët e para të mëngjesit.
Sipas burimeve, bëhet e ditur se një gjë e tillë ka ardhur pa paralajmërim, ndërkohë që Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Në krye të uniformave blu është Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO”, i cili është shprehur se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.
Policia nuk lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë, duke i privuar nga ushtrimi i punës së tyre dhe cenuar drejtpërdrejt lirinë e medias.
Veprimet arbitrare kanë vijuar me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, çka paralizon aktivitetin normal të mediave.