HomePolitikeKomiteti i Helsinkit publikon raportin për zgjedhjet: Evidenton problematikat dhe jep rekomandime

Komiteti i Helsinkit publikon raportin për zgjedhjet: Evidenton problematikat dhe jep rekomandime

Advertismentspot_img

Në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit nënvizon se ditën e votimit u evidentuan praktika pozitive, por edhe problematika si mungesa e energjisë elektrike në disa qendra, defekte teknike, si dhe raste të përpjekjeve për ndikim mbi votuesit.

Në procesin e numërimit, ky komitet vëren se u konstatua transparencë në shumicën e rasteve, por edhe prania e personave të paautorizuar.

“Anëtarët e komisioneve zgjedhore, në mjaft raste, nuk ishin në nivelin e duhur profesional. Në punën e tyre u vërejt edhe njëanshmëria partiake. Për rrjedhojë, qëndron nevoja imediate për të marrë në shqyrtim rekomandimin prioritar e të hershëm të OSBE/ODIHR-it, për depolitizimin total të komisioneve zgjedhore.”

Kjo reformë, sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, kërkon konsensus, dialog të gjerë politik, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Rekomandohet krijimi i një komisioni të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore menjëherë pasi të konstituohet parlamenti i ri, me fokus kryesor depolitizimin e komisioneve të votimit.

“Është e nevojshme të merren në shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, të pasqyruara në raportet e viteve të fundit. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk duhet të jenë monopol i partive politike dhe as të realizohen në periudha të afërta zgjedhore, por të marrin në konsideratë standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare.”

Në raport thuhet se votimi me postë duhet të lejohet vetëm nëse shërbimi postar është i sigurt dhe i besueshëm.

Rekomandohet zgjerimi i votimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Propozohet ndalimi i përdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale që prej datës së dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti.

KQZ-ja, thuhet në raport, duhet të realizojë hetime administrative të shpejta, efikase dhe objektive të rasteve apo sinjalizimeve të lidhura me shpërdorimin e aseteve publike, duke treguar rigorozitet në zbatimin e ligjit dhe sanksionimin e shkelësve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular