HomePolitikeKryeministri Rama paralajmëron: “Shkundje” edhe strukturave të kontrollit të territorit, si me...

Kryeministri Rama paralajmëron: “Shkundje” edhe strukturave të kontrollit të territorit, si me bashkitë

Advertismentspot_img

Në videomesazhin e publikuar mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime, siç ndodhi me bashkitë, edhe në strukturat e kontrollit të territorit, duke nisur nga IKMT dhe te policitë bashkiake.

“Po unë nuk mendoj se këtu janë të gjithë njësoj dhe se të gjithë kanë të njëjtën përgjegjësi, por patjetër, patjetër. Ashtu siç ka pasur një përshkallëzim të valës së lëvizjeve me drejtuesit nëpër bashkitë e qytete të mëdha, ku kanë nevojë për një shkundje për të kaluar në një nivel tjetër, ashtu do të ketë një shtrirje të kësaj vale pa diskutim në strukturat e kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT-të e famshme, Inspektoriatet e Mbrojtjes së Territorit, tek policitë bashkiake dhe deri tek strukturat e planifikimit dhe të zhvillimit urban. Dhe këto do të jenë pjesë e kësaj pakoje reformë, patjetër. Por ama, nga ana tjetër, do të jetë teknologjia që do të vendoset në qëndër. Dhe tanimë ne e kemi të ngritur pothuajse plotësisht të gjithë bazën e të dhënave vizuale mbi territorin e qyteteve të mëdha dhe zonave kryesore që janë afektuar dhe afektohen nga ndërtimtaria, nga ndërtimtaria pa leje ose nga ndërhyrjet e paligjshme. Ky është kulmi, ky është një nga, ky është një nga komentet që doja ta ndaja me ju, sepse është kulminant, është totalisht kulminant.”, u shpreh Rama.

Ai shtoi: “Kryeministri është këtu për të ‘shkundur’ edhe drejtorët që s’bëjnë punën, apo jo?”

Duke lexuar komentin e një qytetari që shkruante se përse nuk futen në burg shkelësit e ligjit, apo edhe drejtuesit dhe personat përgjegjës që duhej t’i kontrollonin ndërtimet pa leje, Rama u përgjigj: “Burgu është një adresë ku përcillet robi me prova dhe me fakte dhe përcillet nga drejtësia, jo nga Facebook-u dhe nga qeveria. Që të jemi shumë të qartë”.

Me herët, gjatë fjalës së tij kryeministri Rama bëri me dije gjithashtu se po përgatitet një rregullore kombëtare e cila do të përcaktojë me qartësi kufijtë mes interesit privat dhe hapësirës publike. Rama theksoi se veprimet nuk përbëjnë një sulm ndaj sipërmarrjes, por janë pjesë e një procesi kombëtar për vendosjen e rregullave të qarta dhe të drejta për të gjithë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular