HomePolitikeRama publikon shembjen e ndërtimit pa leje në Vlorë: Për ata që...

Rama publikon shembjen e ndërtimit pa leje në Vlorë: Për ata që kanë merakun se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video që tregon momentet e shembjes së një ndërtese pa leje në qytetin e Vlorës, duke e shoqëruar me një mesazh për ata që dyshojnë në zbatimin e ligjit ndaj shkelësve të mëdhenj.

Rama thekson se kjo ndërhyrje nuk është as rasti i parë dhe as i fundit, ndërsa paralajmëron masa të reja që synojnë të godasin ndërtimet e paligjshme dhe abuzimet me hapësirat publike.

”Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit

Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve’‘, shkruan Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular