HomeKryesoreZbardhet udhëzimi/Elementët e rinj të adresës së banimit, si do të përdoret...

Zbardhet udhëzimi/Elementët e rinj të adresës së banimit, si do të përdoret kodi unik. Ja shembulli

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministria e Brendshme ka publikuar një udhëzim, i cili saktëson të gjithë elementët e adresës së banimit, përfshirë edhe kodin unik dhe mënyrën sesi ai do të përdoret.

Bazuar në udhëzimin e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, elementet e adresës shkruhen në mënyrë të standardizuar, të renditur në këtë mënyrë: ndërtese, si dhe të hyrjeve dhe apartamenteve në brendësi të saj. Në vijim vendoset kodi unik i adresës si një nga elementet e adresës është një vlerë alfanumerike, gjithsej 19 karaktere. Nga këto, 8 karakteret e para të kodit unik të adresës, si ndarje më vete përbëjnë kodin unik të ndërtesës, si një e dhënë e papërsëritshme. Përditësimi dhe saktësimi i këtij kodi ndodh në varësi të ndryshimeve që mund të pësojnë elementet që e përbëjnë atë, respektivisht kufijtë territorialë të bashkisë dhe kodi postar.

Më tej, sipas udhëzimit, Kodi unik i adresës strukturohet me informacion të koduar, sipas strukturës së mëposhtme:

a) karakteret në pozicionet 1 dhe 2, i korrespondojnë kodit 2 shifror (dyshifror) të bashkisë, të modeluar sipas aneksit nr. 1, pjesë përbërëse e këtij udhëzimi;
b) karakteret në pozicionet 3 dhe 4, i korrespondojnë 2 (dy) shifrave të fundit të sistemit të kodit postar, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon këtë veprimtari;
c) karakteret në pozicionet 5, 6, 7 dhe 8, i korrespondojnë një kombinimi të 2 (dy) germave dhe 2 (dy) numrave, të gjeneruar në mënyrë të rastësishme për çdo ndërtesë nëpërmjet Regjistrit Kombëtar të Adresave (RKA). Karakteret në pozicionet 5 dhe 6 përbëhen nga germa kapitale të alfabetit latin (përveç germës “W”), sipas rastit nga “AA”, në “ZZ”. Karakteret në pozicionet 7 dhe 8 përbëhen nga numra natyrorë, nga “01” deri në “99”;
ç) karakteret në pozicionet 9, 10, 11, 12 dhe 13, i korrespondojnë numrit të hyrjes në ndërtesë. Shenja e fraksionit përbën karakter më vete. Për numërtimin e hyrjes së ndërtesës në këto karaktere aplikohet metodologjia e mëposhtme:
i. hyrjet ekzistuese të numërtuara me 1 (një) shifër, automatikisht marrin vlerat nga 00001 në
00009;
ii. hyrjet ekzistuese të numërtuara me 2 (dy) shifra, automatikisht marrin vlerat nga 00010 në 00099;
iii. hyrjet ekzistuese të numërtuara me 3 (tri) shifra, automatikisht marrin vlerat nga 00100 në 00999;
iv. hyrjet ekzistuese të numërtuara me 4 (katër) shifra, automatikisht marrin vlerat nga 01000 në 09999;
v. hyrjet ekzistuese, të numërtuara me 1 (një) shifër dhe fraksion, automatikisht marrin vlerën nga 001/1 në 009/9;
vi. hyrjet ekzistuese, të numërtuara me 2 (dy) shifra dhe fraksion, automatikisht marrin vlerën nga 010/1 në 099/9;
d) karakteret në pozicionet 14, 15, 16, 17, 18 dhe 19, i korrespondojnë numrit të apartamentit në ndërtesë; në procesin e numërtimit të apartamentit aplikohet metodologjia e mëposhtme:
i. apartamentet e numërtuara me 1 (një) shifër, automatikisht marrin vlerat nga 000001 në 000009; apartamentet e numërtuara me 2 (dy) shifra, automatikisht marrin vlerat nga 000010 në 000099; apartamentet e numërtuara me 3 (tri) shifra, automatikisht marrin vlerat nga 000100 në 000999;
apartamentet e numërtuara me 4 (katër) shifra,
automatikisht marrin vlerat nga 001000 në 009999.
ii. apartamentet e numërtuara me 1 (një) shifër dhe fraksion, automatikisht marrin vlerat nga 0001/1, në 0009/9. Apartamentet e numërtuara me 2 (dy) shifra dhe fraksion, automatikisht marrin vlerat nga 0010/1, në 0099/9. Apartamentet e numërtuara me 3 (tri) shifra dhe fraksion,
automatikisht marrin vlerat nga 0100/1, në 0999/9. Apartamentet e numërtuara me 4 (katër) shifra dhe fraksion, automatikisht marrin vlerat nga 1000/1, në 9999/9.

Më tej, sipas përcaktimeve të udhëzimit, në rast të bashkimit të dy ose më shumë apartamenteve, apartamentit të krijuar nga ky bashkim do t’i korrespondojë kodi unik me numrin
më të vogël.

Të njëjtat rregulla zbatohen dhe në rast të
ndarjes së një apartamenti, duke përdorur rregullin e
vendosjes së fraksionit. Kodi unik i adresës evidentohet në të dhënat e shtetasve për vendbanimin, si rubrikë më vete në
Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGJC) të vitit 2010.

Kodi unik i adresës gjenerohet për ndërtesat e regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Adresave (RKA), sipas aneksit nr. 2, “Ndërtimi i strukturës së përgjithshme të Kodit Unik të Adresës”, pjesë përbërëse e këtij udhëzimi. /ekofin.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular