HomeRajoniAlbin Kurti akuzon Beogradin: Përpjekjet e Serbisë për minim të sovranitetit, kërcënim...

Albin Kurti akuzon Beogradin: Përpjekjet e Serbisë për minim të sovranitetit, kërcënim serioz. Propaganda e tyre po egërsohet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në Konferencën e Ambasadorëve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit paraqesin kërcënim ndaj sigurisë kombëtare.

Sipas Kurtit, lufta propagandistike e Serbisë, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse po egërsohet nga dita në ditë, duke shpërndarë në mënyrë sistematike në çdo skaj të botës mesazhe të rrejshme kundër Kosovës.

“Siç thuhet në anglisht, the best defense, is a good offense. Pra mbrojtja më e mirë, është sulmi më i mirë. Kjo vlen jo vetëm në sport por edhe në politikën e jashtme. Në këtë betejë nuk kemi mundësi, që ne ta mbyllim hendekun financiar me Serbinë prej shumë miliona eurosh. Mirëpo, ajo që kemi ne dhe që kurrë nuk mund ta ketë Serbia, është një kauzë e drejtë dhe një përkushtim i palëkundur për paqe dhe siguri në rajon dhe më tej. Kjo kauzë e ky përkushtim, së bashku me punën dhe pasionin tuaj si përfaqësues të Republikës sonë, nuk mund të blihen me asnjë çmim dhe nuk mund të ketë ndonjëherë, askund, zëvendësim”, tha Kurti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular