HomeSocialeBRAKTISJA/Taksën ja paguajnë RTSH, por në televizorë u hyjnë vetëm valët e televizioneve...

BRAKTISJA/Taksën ja paguajnë RTSH, por në televizorë u hyjnë vetëm valët e televizioneve greke – Leskoviku për ditë të tëra pa sinjal të televizionit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një denoncim i pazakontë ka mbëritur pranë bignews.al. Banorë të qytetit juglindor të Leskovikut, kërkojnë tu bëhet publik shqetësimi i lënies pas dore nga ana e pushtetit qëndror dhe atij lokal, ku përveç mungesës së disa shërbimeve bazike infrastukturore , së fundmi po ndihen të privuar edhe prej mbylljes së sinjalit televiziv të RTSH, si i vetmi televizion publik që mbart detyrimin për të mbuluar me trasmetim 100% të territorit të vendit. Pavarsisht taksës së paguar për llogari të RTSH, siç shihet në videon denoncuese në aparatet televizive të leskoviqarëve shihen vetëm kanalet e televizioneve publike dhe lokale të vendit fqinj Greqisë.
Banorët ndihen të braktisur dhe të lënë jashtë vëmëndjes, sidomos që pas fshirjes së kësaj zone nga harta territoriale e bashkive, një akt ky që ndikoi dhe u shoqërua më së shumti me largime masiv nga kjo zonë drejt Tiranës dhe emigracionit.
Ata minimalisht kërkojnë mbulimin me sinjal televiziv nga ana e televizionit publik, se sa u përket televizioneve private kombëtare Klan e Top Channel ka 10 vite që që nuk figurojnë më në ekranet televizive të qytetarëve të Leskovikut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular