HomeEkonomiBypass-i i Tiranës, shpallet fituesi për fazën II - Oferta 2.27 mld...

Bypass-i i Tiranës, shpallet fituesi për fazën II – Oferta 2.27 mld lekë për segmentin synon lidhjen e dy autostradave pa hyrë në kryeqytet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Me një ofertë prej 2.27 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të ndërtojë një nga segmentet e bypass-it të Tiranës. 

Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Elmazaj Konstruksion” & “INC S.P.A.”, ndërsa në garë morën pjesë edhe 12 kompani të tjera. Loti për të cilin është shpallur fituesi është faza 2 e segmentit Kashar – Nyja Vaqarr dhe ka një gjatësi prej rreth 4.3 km. ARRSH hapi njëkohësisht edhe tenderin për fazën I të këtij segmenti, por fituesi nuk është shpallur ende.

Fondi i vënë në dispozicion për 2 tenderët është 6 mld lekë, ndërsa kontratat përfshijnë ndërtimin e 8.5 km rrugë nga Kashari në Vaqarr, nga 21.6 km që është gjatësia totale e bypass-it të Tiranës.

Ky është prej projekteve më të rëndësishme rrugore në vend, pasi synon të lidhë drejtpërdrejt autostradën Durrës – Tiranë me atë Tiranë – Elbasan, duke shmangur hyrjen në kryeqytet.

Kjo rrugë do të përshkojë pjesën jugore, jugperëndimore dhe perëndimore të Tiranës, duke filluar në Kashar dhe duke përfunduar në Mullet, në kryqëzim me autostradën Tiranë–Elbasan. Traseja do ketë dy korsi në secilin drejtim, një gjerësi prej 10.5 metrash dhe do të lejojë shpejtësi deri në 120 km/h.

Përtej ndikimit në qarkullim, bypass-i pritet të sjellë edhe përfitime mjedisore dhe urbane. Kjo pasi, duke shmangur kalimin e trafikut të rëndë përmes Tiranës, pritet të reduktohet ndjeshëm ndotja, trafiku i brendshëm dhe aksidentet në rrugët e kryeqytetit. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular