Sapo dëgjon këte tingull, kupton më së miri se jemi në qytetin e gurtë, jemi në Gjirokastër… aty ku mjeshtëria mbetet e lashtë aq sa dhe vetë qyteti.
E mbrojtur nga UNESCO qe prej vitit 2005, si pjese e trashegimis boterore per shkak te arkitektures se saj unike, Gjirokastra eshte nje nga qytetet me te vizituara nga turistet, vendas dhe te huaj ne cdo stine te vitit.
Sipas statistikave vetem ne muajin korrik numri i turisteve arriti 50 mije.
”Turizmi ne Gjirokastër vitet e fundit ka qene ne shifra te qendrueshme, ndryshimi eshte qe cdo vit shtohet turisti cilesor, vitin e kaluar erdhi pak vone dhe i frikshem, ate vonese qe e bene ne fillim e bene ngarkese ne kohezgjatje… me tutje ne kohe”.
Gjirokastra eshte nje qytet ku ne cdo cep te saj eshte gdhendur historia.
Me shtepi muze qe pasqyrojne jeten e aristokracise se dikurshme. Muzeu etnografik, apo pazari i vjeter me rrugica e kalldrem, mbushur me punime artizanale, nuk mund të anashkalohen.
Arti ne Gjirokaster perfshin nje trashegimi te pasur te punimeve artizanale si qendisjet, punimet me dru, qilimat shumengjyreshe, enet prej balte. Por mbreselenese për turistët jane edhe gdhendjet e figurave ne gur.
”E kam te trasheguar nga babai qe ne moshe te vogel, pas viteve ’90 e ushtrova si profesion, vjen ndonje i huaj merr dicka nga Gjirokastra, te marrin ndonje gur ta kene kujtim nga Gjirokastra”.
Qe tradita te vijoje, dhe te mos harrohet cfare u trashegua brez pas brezi, vendi ka nevoje per te rinjte.
”Punoni e mos ikni jashte shtetit se paraja eshte ne Shqipëri.”
Nga lartesia madheshtore e kalase se gjirokastres, qyteti shpaloset si nje mozaik i gdhendur ne gur. Kjo pamje impresionon kedo qe viziton kalane e lashte, nje nder me te medhate ne Ballkan.
”Eshte hera e pare qe vij ne Shqipëri, jam i interesuar per artin, kulturen dhe vendet arkeologjike. Eshte mbreslenese te shoh progresin qe eshte bere ne ndertimin dhe pemiresimin e qytetit, infrastruktures. Njerezit jane teper mikprites. Kalaja eshte mbreselenese, e ndertuar prej shekujsh, dhe mban ende nje standard te larte.”
Kalaja e Gjirokastres ofron nje perzierje te historise, kultures dhe arkitektures.
Brenda mureve te saj ndodhen kulla mbrojtese dhe pozicione artilerie, galeria e armeve nga shekulli i xix dhe lufta e dyte boterore. Burgu i kalase, kulla e sahatit nje nder simbolet e kalase.