HomeKultureShqipëria e ftuar nderi në edicionin e 43-të të Festivalit Ndërkombëtar të...

Shqipëria e ftuar nderi në edicionin e 43-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir”. Meloditë shqiptare lanë mbresa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shqipëria është vendi i ftuar i nderit në edicionin e 43-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir”, i cili zhvillohet në rajonin piktoresk të Dordogne-s në Francë. Ky eveniment mbledh artistë dhe ansamble nga e gjithë bota. Koncertet mbahen në kisha historike dhe monumente kulturore, duke ndërthurur muzikën me trashëgiminë arkitekturore të zonës.

“Mirë se vini në Festivalin “Périgord Noir”, kjo është kisha madhështore e Auriac ku koncerti i parë kushtuar Shqipërisë do të zhvillohet në këtë edicion të festivalit, i cili përqendrohet në Mesdhe. Pra, jemi shumë, shumë të lumtur të mirëpresim Kuartetin e Orkestres Simfonike te Forcave te Armatosura me mezzosoprano Flaka Goranci. Do të jetë një koncert i mrekullueshëm me meloditë popullore shqiptare që publiku do t’i zbulojë”,  tha drejtori artistik Julien Kieffer.

“Jemi të lumtur që po prezantojmë këtë koncert të parë të një sezoni shqiptar në Festivalin tone dhe e donim së bashku këtë sezon. Kështu që këtë sezon e nisim me një këngëtare të mrekullueshme shqiptare e Kosovës dhe një kuartet harqesh që rrjedh nga formacioni i njohur i Forcave të Armatosura Shqiptare, kështu që jemi shumë krenarë që i mirëpresim këta artistë të mëdhenj”, vijoi presidenti Jean-Luc Soulé.

Artistë tanë janë paraqitur me një program tërësisht të përbërë nga melodi shqiptare nga të gjitha trevat, interpretuar nga Kuarteti TOGHA, formacion i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë  së bashku me mezzosoprano-n e njohur kosovare Flaka Goranci, e cila jeton dhe punon në Vjenë.

Ky bashkëpunim artistik solli në Francë tingujt e pasur të traditës shqiptare, të gërshetuar me interpretimin e nivelit ndërkombëtar, duke përçuar emocione të forta te publiku dhe duke forcuar imazhin kulturor të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. TVKLAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular