HomeKronikeVrasja e trefishtë në Gjilan, shpallen në kërkim dhe dy djemtë e...

Vrasja e trefishtë në Gjilan, shpallen në kërkim dhe dy djemtë e autorit të dyshuar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lidhur me ngjarjen e rëndë në Gjilan, ku mesditen e sotme u vranë tre persona me armë zjarri, janë shpallur në kërkim tre persona.

Fillimisht ishte shpallur në kërkim vetëm shtetasi Mefail Shkodra. Tashmë, uniformat blu të Kosovës bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.

Mefail Shkodra u dyshua si autori i vrasjes së trefishtë. Sakaq, ende nuk dihet roli i dy djemve të autorit të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

Më poshtë, gjenden fotot e të dyshuarve, si dhe të dhënat kryesore të shpallura nga Policia e Kosovës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid0A5TXQBiTXyw3x3XAYsYwzCbnkKmRG3CUQnYNT8xN7vz3DNU7NWmY7BRYMWoKKqjWl&show_text=true&width=500

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme, rreth orës 12:32, në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”, Gjilan. Nga ky krim, u shënuan tre viktima, dy prej të cilëve ishin babë e bir, si dhe një i plagosur.

Mefail Shkodra, i cili u shpall i pari në kërkim nga autoritetet, nuk është një emër i panjohur për këto të fundit. Rreth një viti më parë, ai është arrestuar për çështje fajdesh.

Nuk dihet nëse ngjarja e sotme ka të bëjë me fajde.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular