HomeKultureXhejsi Kalziqi, gruaja e vetme e bandës frymore të Durrësit

Xhejsi Kalziqi, gruaja e vetme e bandës frymore të Durrësit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në mesin e instrumentistëve të orkestrës frymore të Durrësit, ajo është e vetmja femër që bie në sy. E diplomuar për Flaut në Akademinë e Arteve, prej 15 vitesh, Xhejsi Kalziqi u bashkohet kolegëve të saj meshkuj në ekzekutimin e marsheve ceremoniale dhe pjesëve simfonike, duke sjellë me flautin e saj një frymë të veçantë brenda ansamblit muzikor të qytetit.

“Më bën të ndihem shumë mirë, shumë krenare dhe komode me kolegët e mi dhe këtu ku është qyteti im, ku kam lindur dhe jam rritur.”

Xhejsi është bërë një figurë e njohur në aktivitetet publike që organizohen nga Bashkia e Durrësit, veçanërisht gjatë festave apo eventeve përkujtimore.

Prania e saj, përveçse profesionale, sjell një tjetër dimension në orkestër, atë të një gruaje që sfidon stereotipet dhe mbart me vete pasionin për muzikën.

“Ka pasur tentativa për të afruar të tjera femra pranë bandës frymore të qytetit, por mendoj që është më tepër çështje kompleksi. Mund të kenë ndrojtje nga pjesëmarrja në marshimet që bëjmë në qytet. Besoj se kjo është arsyeja.”

Përtej skenës, Xhejsi është edhe mësuese muzike, duke u përcjellë brezave të rinj dashurinë për artin dhe instrumentet.

Rruga e saj ka qenë e gjatë, por ajo nuk e ka humbur asnjëherë dëshirën për të kontribuar në jetën kulturore të qytetit të saj.

“Kam 15-16 vite që jam pjesë e bandës frymore të qytetit të Durrësit. Ajo që më shtyu është thjesht pasioni për të kontribuar në qytetin tim dhe dëshira për të luajtur në instrumentin e flautit.”

E përkëdhelura e bandës, siç e quajnë me përzemërsi kolegët e saj, Xhejsi është një shembull frymëzues për vajzat e reja që duan t’u japin zë pasioneve të tyre, edhe në hapësira ku ende mbizotërojnë burrat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular