HomeAktualitetBiznesi i bulmetit evazion fiskal marramendës, 10 milionë euro të fshehura në...

Biznesi i bulmetit evazion fiskal marramendës, 10 milionë euro të fshehura në dy vite

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një biznes që merrej me tregtim të produkteve blegtorale brenda dy vitesh ka fshehur 10 milionë euro të ardhura.

Administrata tatimore ka njoftuar se pas një hetimi të thelluar në kuadër të lëshimit të faturave tatimore, është identifikuar një subjekt që kryente evazion fiskal gjatë tregtimit të prodhimeve blegtorale.

“Në periferi të Tiranës gjatë kontrollit të përbashkët të Task-Forcës së Administratës Tatimore dhe strukturave të Ministrisë së Bujqësisë, u zbulua një subjekt qe kryente evazion fiskal gjatë tregtimit të prodhimeve blegtorale. Zero tolerance për raste të kësaj natyre! U bëjmë thirrje subjekteve të zbatojnë ligjin dhe qytetarëve të denoncojnë çdo abuzim për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e tregut”, thuhet në njoftimin e tatimeve.

Gjatë kontrolleve në bazë risku është identifikuar se subjekti në fjalë kishte produkte pa faturë tatimore dhe pasi janë hapur pajisjet elektronike të biznesit ka rezultuar se fshihte dhe të ardhurat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular