Në Delvinë, situata e zjarreve po përkeqësohet ndjeshëm, ndërsa flakët janë duke avancuar drejt malit të Llakës.
Raportohet se zjarri po i afrohet depove të naftës dhe spitalit, duke rritur rrezikun për përhapjen e mëtejshme dhe një krizë më të madhe në zonë.
Forcat zjarrfikëse dhe policia janë në terren për të menaxhuar situatën, ndërsa banorët qëndrojnë në gatishmëri për çdo urdhër evakuimi.
Pamjet nga Delvina, i ka postuar në Facebook edhe kryedemokrati Sali Berisha.
“Delvina po përjeton tmerr! Po digjen lagjja Llakë dhe Xhetmahall. Ka shpërthime granatash! Nuk pati asnjë ndërhyrje nga ajri për ta parandaluar paradite!”, shkruan ai.
Pritet që Ministria e Mbrojtjes të dalë me një njoftim zyrtar, ndërsa problematike mbetet situata në Gramsh e Tepelenë. Më herët, u raportuan 30 vatra aktive zjarri në thuajse të gjitha qarqet e vendit.