Në Tiranë dhe Shkodër u mbajt edicioni i 8-të i Festivalit të Muzikës Moderne.
Për katër radhazi, ky festival solli performanca cilësore, krijimtari dhe emocione të forta. Festivali i Muzikës Moderne organizohet nga Shoqata Kulturore Artistike “Prenkë Jakova” dhe tashmë, është kthyer në një nga ngjarjet më përfaqësuese të muzikës bashkëkohore në Shqipëri.
Interpretuan solistë dhe zëra të mirënjohur të muzikës shqiptare si, “Big-band Shkodra”, formacioni bazë i Festivalit dhe i vetmi i këtij lloji në rang kombëtar, së bashku me dy formacionet italiane “Italoitaliano” dhe “Vibrant Sound”, si dhe me “FMM Band”, i krijuar posaçërisht për këtë aktivitet.
Publiku shkodran dhe ai i kryeqytetit, si dhe turistët e shumtë që mbushën sheshet, me duartrokitjet e tyre e shndërruan çdo natë të festivalit në një festë të vërtetë muzikore. Big Band-i dhe aranzhimet moderne ngritën edhe më lart nivelin artistik të kësaj edicioni, i cili u mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. ATA