Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Kreu i Shtetit e përgëzoi Presidentin Aliyev për normalizimin e marrëdhënieve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, si dhe për nënshkrimin e deklaratës dhe dokumenteve të tjera të rëndësishme, nën kujdesin e Presidentit të SHBA-ve. Begaj vlerësoi vendosmërinë e Presidentit të Azerbajxhanit në këtë proces, si dhe mbështetjen e dhënë nga Presidenti amerikan.
Presidenti Aliyev theksoi se Azerbajxhani inicioi agjendën e paqes në rajon dhe hartoi tekstin e marrëveshjes së paqes. Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë e dokumenteve të miratuara në takimin e Uashingtonit për avancimin e kësaj agjende, si dhe rolin e Presidentit të SHBA-ve në mbështetje të saj.
Gjatë bisedës, të dy Presidentët vlerësuan bashkëpunimin e suksesshëm dhe mbështetjen reciproke midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit nënshkruan disa ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për t’i dhënë fund