HomePolitikeWanderlust artikull Shqipërisë, zbulon vendin tonë përmes përvojave të komuniteteve lokale. Reagon...

Wanderlust artikull Shqipërisë, zbulon vendin tonë përmes përvojave të komuniteteve lokale. Reagon kryeministri Rama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ndan artikullin e revistës së udhëtimeve, “Wanderlust”, që i është kushtuar Shqipërisë.

Rama shkruan se “Wanderlust” e zbulon vendin tonë përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale, si dhe prek të gjitha shijet dhe ndjesitë që përcjell Shqipëria.

“Revista e njohur e udhëtimeve “Wanderlust” zbulon vendin tonë të përjetuar përmes përvojave që ofrojnë komunitetet lokale, që nga eksplorimi i natyrës së egër, qyteteve historike, zonave të mbrojtura, lagunave, jetës baritore e deri tek rituali i kafesë turke – një realtitet ku koha ka ngadalësuar për të prekur një Shqipëri përtej detit dhe plazhit, në të gjitha shijet dhe ndjesitë e saj”, shkruan Rama.

“Si eksperiencat e komunitetit po ndryshojnë fytyrën e udhëtimit në Shqipëri”, është titulluar artikulli.

Autori qëndroi për nëntë ditë në Shqipëri, duke vizituar kryeqytetin, Divjakën, Vlorën, Beratin, me qëllim për të prekur nga afër historitë e tyre.

Në Tiranë, ajo që ra më shumë në sy ishin strukturat shumë ngjyrëshe.

“Munda të shihja ndikimin krijues të Ramës teksa eksploronim më thellë në Tiranë. Ndërtesat e larta të ndërtuara rishtas morën forma dhe stile unike, teksa shumë nga bunkerët e qytetit janë ripërdorur për muze, siç është galleria Bunk’Art”, shkruan autorja e Wanderlust.

Ekosistemi i rrallë i Lagunës së Karavastasë në Divjakë, nuk i shpëtoi syve të Wanderlust. Po kështu, edhe ndjesia e paqes që të jep ky vend, është diçka e theksuar me rëndësi në artikull.

“Duke pirë kafe, vura re në heshtje por me gëzim çafkat, zogjtë e vegjel, peshkatarët dhe tufat e flamingove fluturuese. Në distancë mund të dallonim formën e dy pelikanëve që qëndronin sit ë ngrirë në këmbë në lagunë, në ujin e palëvizshëm përreth që shkëlqente nga qielli i zjarrtë portokalli të reflektuar në sipërfaqe”, shkruhet më tej.

Në Vlorë, u ndal tek Riviera Shqiptare, si dhe një eksplorim me varkë tek Gadishulli i Karaburunit. Në kthim, u ndal tek shtëpia e një bariu, ku dhe iu ofruan petulla tradicionale shqiptare, me rastin e lindjes së mbesës në Gjermani.

Nuk munguan as byrekët, djathë dhe patate me erëza, të gatuara të gjitha në mënyrë tradicionale.

“U ndjeva e nderuar që çifti jo vetëm që ndau ushqimin e tyre, por më dha një ide të një stili jetese më tradicional shqiptar. Sigurisht, vija bregdetare e Vlorës duket bukur në foto, por ishte bashkëveprimi me njerëz si Sofo dhe Dhurata që më mbeti në mendje”, shkruhet në artikull.

Ndalesa e fundit e këtij udhëtimi, ishte Berati, i njohur si qyteti i një mbi një dritarëve. Një qytet kulturor, me histori dhe i gjallë, ishin impresionet e lëna nga Berati për vizitoren e huaj.

Por, vizita në Shqipëri e përballi turisten dhe me leximin e kafes. E për këtë, autorja e ka mbyllur artikullin kështu: Mos dyshoni kurrë në mençurinë e kokrrizave të kafesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular