HomeKryesoreShqipëria nën “pushtetin e flakëve”! Evakuime urgjente, humbje në bagëti, digjen banesa...

Shqipëria nën “pushtetin e flakëve”! Evakuime urgjente, humbje në bagëti, digjen banesa dhe pyje. Në terren mbi 600 efektivë të FA, zjarrëfikës, bashkiakë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

37 vatra aktive /Shqipëria nën “pushtetin e flakëve”! Evakuime urgjente, humbje në bagëti, digjen banesa dhe pyje. Identifikohen 14 autorë, arrestohen 10. Reagom Rama dhe Berisha

Situata e zjarreve në vend paraqitet serioze. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se janë evidentuar 37 vatra zjarri, nga të cilat 34

Lufta me flakët, mbi 600 efektivë të FA në terren

Gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve ka qenë intensive, me 34 vatra aktive dhe 13 të izoluara dhe të shuara.

Në terren po operojnë dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare, si dhe 5 helikopterë e 1 avion zjarrfikës Canadair. janë aktive.

Qarku Elbasan.

Problematike paraqitet situata nga zjarri që nisi në fshatin Kullollas, Njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh. Po bëhet evakuimi i banorëve, një pjesë e të cilëve kanë vështirësi të dalin nga zona e mbuluar nga tymi.
U përkeqësua situata në Skënderbegas. Zjarri po shkon drejt fshatit Skenderbegas, ku rrezikohen gjithashtu banesat. Një helikopter ka shkuar në vatrën e zjarrit në fshatin Skëndërbegas. Si pasojë e zjarrit është raportuar një humbje jete.

Në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh vijon të jetë aktiv zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe ferra në situatë të rënduar. Mbi 150 forca tokësore punojnë për izolimin e zjarrit. Është kërkuar ndërhyrja me 50 forca operacionale FA. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiak e banorë të zonës.

Qarku Vlorë.

Në bashkinë Finiq, vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit dhe problematike e nisur në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam, e cila tashmë ka kaluar në fshatin Pecë. Kjo vatër është shumë pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër. Në terren operuan 4 mjete zjarrfikëse me 31 efektivë të MZSH Finiq, Delvinë, Sarandë dhe Dropull të ndihmuar nga FA me 4 mjete zjarrfikëse dhe 58 forca ushtarake. Në këtë zonë ka operuar edhe Helikopteri i Forcës Ajrore si dhe 2 avionë grek PZL, 1 helikopter Çek dhe 1 Sllovak. Zjarri, gjithashtu ka prekur fshatrat Kardhikaq dhe Sirakat të bashkisë Finiq dhe me drejtim të kufirit të bashkisë Delvinë. Nga ana e bashkisë Delvinë po merren masa me skrepa, duke hapur breza mbrojtës. Vlen të theksohet se risku është i lartë dhe është kërkuar ndërhyrje nga ajri për t’i paraprirë çdo situate të mundshme.

Në bashkinë Finiq, vatra e zjarrit pranë varrezave në lagjen Vrion është shuar. Në terren kanë operuar 6 forca operacionale nga FA, 1 mjet FA, 6 forca dhe 2 mjete nga MZSH Sarandë dhe Delvinë. Sipërfaqja e djegur është kryesisht shkurre rreth 1 ha.

Në parkun e “Rëzom” (zonë e mbrojtur), te maja e “Lucës”, njësia administrative Vergo, mbi tunelin e Skërficës. Situata paraqitet e qëndrueshme.

Në bashkinë Vlorë është shuar vatra e zjarrit e evidentuar në afërsi të karburant “Penta” në pyllin e Sodës.

Gjithashtu, raportohen edhe dy vatra zjarri, në fshatin Sevaster, Nj.a Sevaster, për ku është nisur mjeti zjarrfikës Selenic me efektiv e saj, dhe në fshatin Mesaplik Nj.a Brataj, ku është nisur 1 mjet me 3 efektiv zjarrfikës nga bashkia Vlorë.

Qarku Dibër.

Në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, Bashkia Bulqizë në zonë të mbrojtur vazhdon aktiv kjo vatër zjarri. Situata po mbikëqyret nga autoritetet vendore.

Vatra e zjarrit e aktivizuar në fshatin Xibër Murriz, njësia administrative Xibër, bashkia Klos është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga autoritetet vendore.

Vatra e zjarrit në Ternovë të Nja. Zerqan, Bashkia Bulqizë ndihmuar nga era po shtrin perimetrin. Forcat po punojnë me intensitet për të neutralizuar flakët.

Qarku Berat.

Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Momentalisht në këtë vatër po operojnë 35 forca FA, 35 forca dhe 6 mjete të MZSH së qarkut Berat, 15 forca dhe 3 mjete nga MZSH Berat, 15 forca dhe 3 mjete MZSH Poliçan, 5 forca dhe 1 mjete MZSH Skrapar.

Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

U kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Në fshatin Velçan, Njësia Administrative Sinjë, Berat është aktivizuar një vatër e re zjarri.
Në vëndngjarje janë duke punuar grupi i shërbimit dhe një mjet zjarrfikës prej 1 ore.

Qarku Tiranë.

Vijon aktive vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Forcat operacionale vazhdojnë të angazhuara, 3 mjete zjarrfikëse dhe 12 forca operacionale. Aktualisht po operon edhe një mjet ajror.

Vatra e zjarrit e nisur në fshatin Stërbeg, njësia administrative Kryevidh është shuar . Janë angazhuar 50 forca të FA, dhe 31 zjarrfikës.

Vatra e zjarrit në fshatin Hemenraj, Njësia Administrative Sinaballaj u shua.

Vatrat e zjarrit në fshatin Hajdaraj, njësia Administrative Synej, bashkia Kavajë, është shuar.

Në fshatin Damjan dhe Isufaj, zona Arbanë, njësia administrative Vaqarr, vazhdon zjarri. Aktualisht, në terren po veprojnë 20 forca zjarrfikëse me 6 mjete, të mbështetura nga 8 forca të APR-së, 8 forca të Policisë Bashkiake si dhe 5 forca të Policisë së Shtetit. Për momentin s’ka rrezik për banesa, por zjarri po përparon në drejtim të Pezë Helmës.

Në fshatin Spanesh, Nj.a Kryevidh, qyteti Rrogozhinë zjarri ka përparuar pranë disa banesave, ndaj forcat e policisë të komisariatit Kavajë kanë vijuar me evakuimin e banorëve.

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, bashkia Tiranë vazhdon zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren po operojnë MZSH Tiranë, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse të 50/1 Institutit Bujqësor dhe grupet e gatshme, po vijon punën për izolimin e vatrës së zjarrit. Në terren ndodhen 10 forca zjarrëfikëse me 2 mjete të B. Tiranë, 10 forca zjarrëfikëse me 2 mjete të B. Kamëz, 5 forcat e APR-së, si dhe forca të Policis së Shtetit.

Qarku Durrës.

Zjarri në fshatin Barkanesh, njësia administrative Krujë, bashkia Krujë po shkon drejt normalizimit dhe nuk ka përhapje. Forcat do të vijojnë të qëndrojnë në monitorim të situatës.

Është aktivizuar një vatër e re zjarri në fshatin Arapaj, ku janë duke u djegur shkurre dhe barishte. Është aktivizuar 1 mjet zjarrfikës nga Autoriteti Portual Durrës me grupin e shërbimit.

Janë shuar vatrat e zjarrit në Ishëm dhe Spitallë. Janë njoftuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës për hetime me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut.

Qarku Gjirokastër.

Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Koder. Në terren operuan forca dhe mjete nga gjithë qarku Gjirokastër, me 6 automjete zjarrfikëse me 23 efektivë, 20 forca policore, 20 forca bashkiake, 15 forca vullnetare dhe 20 forca ushtarake. Sot ka patur ndërhyrje nga ajri përmes helikopterëve çekë dhe sllovakë.

Në fshatin Hormovë, bashkia Tepelenë ka rënë një vatër zjarri, ku kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të bashkisë Tepelenë së bashku me trupat e FA për të mos lejuar kalimin e zjarrit në fshat.

Gjithashtu, në bashkinë Memaliaj ka rënë zjarr midis fshatrave Qesarat dhe Iliras, duke marrë drejtimin për në fshatin Kosbtan , Nja. Qesarat, zjarri ka shkuar drejt teqesë së Koshtanit. Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Memaliaj ndodhen në vendin e ngjarjes.

Qarku Shkodër.

Zjarri në hyrje të qytetit Pukë është në kontroll dhe nuk paraqet risk.

Në bashkinë Pukë, zjarri në Mesul ndodhet aktualisht nën kontroll. Në operacion janë angazhuar gjithsej 22 forca, përfshirë 5 efektivë të MZSH-së, 10 nga njësia administrative, 5 nga shërbimi pyjor, 2 nga policia, si dhe banorë të zonës. Situata po monitorohet nga afër, pasi në terren fryn erë e fuqishme që mund të riaktivizojë flakët .

Në fshatin Xhath, njësia administrative Fushë Arrëz, bashkia Fushë Arrëz ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha, të pa aksesueshme nga forcat tokësore. Situata ka qenë shumë e vështirë dhe zjarri ka marrë përmasa. Gjatë ditë së sotme janë angazhuar: 65 forca të ushtrisë me 2 mjete zjarrfikëse; 16 efektivë të MZSH Fushë-Arrëz me 2 mjete zjarrfikëse; 22 inspektorë të shërbimit pyjor; 55 punonjës të administratës dhe shërbimeve; 16 efektivë të Policisë së Shtetit; 3 përfaqësues të AKMC-së.
Falë ndërhyrjes së koordinuar, deri tani është bërë e mundur shpëtimi i banesave që ishin në rrezik në fshatrat Xhath dhe Flet. Aktualisht po punohet me intensitet të lartë për izolimin dhe shuarjen e vatrave në disa drejtime, megjithëse terreni i vështirë dhe temperaturat e larta e bëjnë shumë të vështirë zhvillimin e operacionit.

Në zonën pyjore Baks–Rrjoll, pjesë e PUTM Lumi Buna, NJ.a Velipojë është shfaqur një vatër zjarri në Knetën e Domnit në sipërfaqe me kallamishte, aktualisht e izoluar nga sipërfaqja ujore, ku po punohet intensivisht për fikjen nga forcat zjarrfikëse, strukturat e Emergjencave Civile, forca vullnetare dhe administratori i njësisë.

Vatra e zjarrit në Ura e Shtrejtë, Njësia Administrative Postribë raportohet se ndodhet larg banesave dhe nuk paraqet rrezik të menjëhershëm. Po punohet për izolimin e tij nga forcat e Shërbimit Pyjor, Emergjencave Civile dhe banorë vullnetarë të fshatit.

Qarku Lezhë.

Në fshatin Mabë, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë ka rënë një vatër zjarri. Mjetet zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje me efektivët përkatës.

Qarku Kukës.

Është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Gegaj, Nj.a Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë. Vatra ngelet aktive, por e izoluar dhe pa rrezik për përhapje.

Në bashkinë Kukës vatra e zjarrit në zonë pyjore Parku Natyror i Monellës në vendin e quajtur Maja e Zezë, fshati Shëmri Nj.a Malzi vazhdon të jetë aktive. Nga forcat e angazhuara po punohet për izolimin e kësaj vatre zjarri. Për izolimin e saj janë angazhuar 9 forca të MZSH-së, 5 punonjës të AdZM-së Kukës dhe 3 punonjës të Nj. Adm. Malzi Bashkia Kukës.

Ndërsa vatra e zjarrit në fshatin Gegaj, Nj. Adm. Tropojë e vjetër bashkia Tropojë është shuar plotësisht.

Qarku Dibër.

Në fshatin Vat të Nja. Martanesh ka rënë një vatër zjarri, ku rrezikohen disa banesa, në të cilën kanë shkuar forca të Policisë së Shtetit, forca të njësisë dhe në mbështetje menjëherë është nisur një zjarrfikëse për të mbrojtur banesat. Policia e Shtetit po ndjek mundësinë e evakuimit të banorëve sipas rrezikut.

Qarku Korçë

Në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me pyje pishe. Terreni është i vështirë dhe forcat operacionale e kanë të pamundur ndërhyrjen.
Nga raportimet e deritanishme, zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit, Bashkia Kolonjë, kufiri me Greqinë vijon të jetë aktiv, forcat janë në terren, ku po ndeshen me predha te mbetura nga koha e luftës, nevojitet ndërhyrje për t’i asgjësuar.

Qarku Fier.

Nga qarku i Fierit raportohet se në fshatin Gjonc-Selisht, Nj.a Cakran, ka rënë zjarri në një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre, në të cilën ndodhen 2 mjete zjarrëfikëse me efektivët përkatës.

Mjete Ajrore që po operojnë:

2 Black Hawk nga Emiratet e Bashkuara Arabe
1 Black Hawk nga Republika Çeke
1 Black Hawk nga Sllovakia
1 Black Hawk nga Forcat e Armatosura te Shqipërisë

“Dy ditë dhe netë të vështira”, Rama u bën thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm, sinjalizoni çdo vatër zjarri para se të jetë vonë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas situatës alarmante me zjarret në vend. Ai u ka bërë thirrje banorëve që të raportojnë në kohë çdo vatër zjarri.

“Dy ditë e netë ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, Koshtan të Memaliajt, në Hormovë, Kodër e Lekël të Tepelenës, në kufi me Gjirokastrën, Dhivër, Kakodhiq në Finiq, si dhe në Dropull në kufi me Delvinën, ku rreziku dhe flakët kanë qenë të pamëshirshme.

Falë guximit vetëmohues dhe angazhimit total të të gjitha forcave në terren, është arritur fatmirësisht që zjarret të vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna papushim drejt shuarjes së tyre dhe gatishmëria maksimale për çdo riaktivizim të mundshëm apo vatra të reja.

Thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm, të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë vonë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve, ndërsa për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal”, shkruan Rama.

“Dënimin më të rëndë që parashikon ligji”/ Rama reagon sërish për zjarret: Faleminderit atyre që po rrezikojnë jetën për të shuar flakët

Në të gjithë vendin vijojnë të jenë 14 vatra aktive zjarri ku në një pjesë te madhe të tyre zjarri është vënë me qëllim.

Ky shqetësim tashmë i përvitshëm ka marrë vëmendjen e kryeministrit Edi Rama i cili publikoi këto pamje të fiksuara nga një dron ku jemi përballë një rasti të mundshëm zjarr vënie të qëllimshme.

Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme shkruan kryeministri.
Ai thekson se “të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë .

“Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët. Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal”.

Gjatë pesë javëve të fundit nga veriu në jug të vendit po përballen në terren me shuarjen e zjarreve me qindra efektivë zjarrfikës dhe nga forcat e armatosura.

Krahas helikopterëve të ushtrisë shqiptare në operacionet zjarrëfikëse kanë ardhur në ndihmë edhe disa avionë kanader ardhur nga Kroacia dhe Emiratet e Bashkuara arabe.

“Pse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës”? Përgjigjet Rama: Po vendet e rajonit që po përcëllohen?

Në platformën X kryeministri Edi Rama përmes një komenti, flet për debatin e hapur se përse Shqipëria nuk blen avionë zjarrfikës kaq shumë të nevojshëm në këto ditë me zjarre masive në pothuajse të gjithë territorin e vendit.

“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por… Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje:

Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?! Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull: Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve. Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët”-shkruan Rama.

Berisha: Duhet të mblidhej Këshilli i Sigurisë Kombëtare: “Rama, me vjedhjet e tij, përgjegjës për katastrofën”

Kreu i Partisë Sali Berisha ka hedhur kritika për qeverinë, lidhur me menaxhimin e zjarreve në vend, ku situata paraqitet më kritike në Delvinë dhe Gramsh.

Nga konferenca për shtyp, Berisha tha se Delvina dhe zonat e tjera të prekura, duhet të ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore. Kryedemokrati tha se paratë që duhet të bliheshin avionë zjarrfikës, janë shpenzuar në charter”.

“Po të kishte qeveri të vërtetë nuk mund të diskutohet që Delvina dhe zona të tjera sot, do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore.

Por kur nuk ka qeveri dhe ka narkoqeveri, ndonjë ndryshim të madh kjo nuk bën. Edhe njëherë. Me 21 mln euro çarter, avion në dispozicion të shpenzuar personalisht nga Edi Rama.

Me 10 milionë satelitët. Me 7 milionë ‘Giro d’Italia’. Me 50 mln më tepër se kostoja në tunelin e Llogarasë, Shqipëria do të kishte dy ‘Canada Air’, do kishte të paktën edhe 150-200 zjarrfikëse më shumë.

Përsa i përket sipërfaqeve të Greqisë dhe Italisë, duhet të jesh i metë, duhet të kesh të meta mendore që të bësh krahasimin e një vendi me 28 mijë kilometra katror me vende që janë me 90 njëri, e sa është tjetri, Gadishulli Apenin, mijëra kilometra i gjatë.

Nuk ka asnjë justifikim. Do të mbrohet me shpenzimet e tij të tmerrshme abuzive”-tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular