Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Bibliotekën Publike “Thimi Mitko”, organizoi aktivitetin letrar me titull “Me këtë kokë mermeri në duar”, kushtuar krijimtarisë së shkrimtarit dhe nobelistit grek, Jorgos Seferis.
“…ky festival rikthehet në qytetin e Korçës, jo vetëm për të sjellë në vëmendje figura tashmë të rinj të cilët kanë krijimtarinë e tyre në qytetin e Korçës, por edhe për të nderuar kujtesën e këtij qyteti, një kujtesë e ndritur e cila na çon pas në kohë dhe na kujton një poetët më të rëndësishëm, poezitë e të cilit janë të lidhura me qytetërimin europian siç është Jorgos Seferis”, tha Alda Bardhyli, Drejtore e Qendrës së Leximit dhe Shkrimit, Ministria e Kulturës.
“Në këtë periudhë pushimesh, biblioteka ndjehet e nderuar të organizojë një aktivitet kushtuar poetit të madh grek, Jorgos Seferis, i cili pjesën më të madhe të krijimtarisë e tij e ka krijuar në qytetin e Korçës”, tha Jorida Tollkuçi, Drejtore e Bibliotekës Publike “Thimi Mitko”.
Në këtë aktivitet u promovua dhe libri më i ri i poetes korçare Genta Bandilli.
“Gruaja tjetër” ka kuptimin e unit që kemi brenda vetes që e reflektojmë herë pas here. Ajo vetja tjetër që na step apo nxit hera herës, ajo vetja tjetër që ne diskutojmë me të”, tha poetja.
Në panelin e të ftuarve kanë qenë ndër të tjerë edhe muzikologu Pandi Bello si dhe Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve në Korçë, Eris Rusi të cilët sollën interpretime, analiza dhe reflektime mbi veprën poetike të Seferis, duke ndalur tek temat universale të dashurisë, identitetit dhe lirisë. RTSH