HomePolitikeIlir Meta mbetet në burg, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish...

Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish presidentit. Avokati braktisi seancën para vendimit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela e konsideroi të pabazuar kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar dhe për këtë arsye Meta do të vijojë të mbahet si i paraburgosur në burgun 313.

Për SPAK-un, që ishte kundër kërkesës për të zbutur masën e arrestit në burg, ekziston mundësia që Ilir Meta, nëse mbahet në qeli, ai të intimidojë dëshmitarët.

Një qëndrim i tillë u kundërshtua nga avokatët, që thanë se procesi po paragjykohet për sa kohë hetimet janë mbyllur dhe nuk ka rrezikshmëri që të ndikojë në marrjen e provave.

Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO teksa togat e zeza kanë marrë vendim lidhur me ish-Presidentin.

Mbasi kanë parashtruar qëndrimet e tyre, në mungesë të klientit, avokatët e tij nuk e pritën gjykatën kur dha vendimin, por e braktisën seancën.

“E braktisa se e di afërmendsh do japin çfarë kërkon prokurori”, thotë Kujtim Cakrani.

Veç parashikimit për lënien në burg të Ilir Metës, avokati la të kuptohet se do të ketë një bojkotim në vazhdimësi të procesit.

Ilir Meta akuzohet zyrtarisht për korrupsion në tre raste, pastrim parash mbi një herë dhe fshehje pasurie. Të pandehur me të janë edhe Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, që të katërt me masa më të lehta krahasuar me ish-presidentin apo kreun aktual të Partisë së Lirisë, i cili nga burgu thotë përmes avokatëve se po pengohet të bëjë politikë.

Avokatët kanë pesë ditë kohë pas këtij vendimi ta apelojnë çështjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular