HomeAktualitetOperacioni i koduar “Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura...

Operacioni i koduar “Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro cash

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Guardia di Finanza e Breshias ka sekuestruar mbi 700 mijë euro cash, pasuri të paluajtshme, aksione kompanish dhe llogari bankare të lidhura me të.

Operacioni, i koduar “Tornado”, është rezultat i një hetimi të gjatë dhe të detajuar të koordinuar nga Drejtoria Antimafia. Gjatë këtij hetimi janë analizuar flukset bankare, janë kryer verifikime të aseteve, janë përdorur të dhënat nga bazat ndërkombëtare dhe janë përgjuar qindra telefonata për të zbuluar rrjetin e transaksioneve të dyshimta ndërmjet Italisë dhe vendeve të tjera.

Në qendër të hetimeve është zbuluar një standard jetese luksoz i shqiptarit, i pajustifikueshëm nga të ardhurat e deklaruara. Ai përdorte makina luksoze, kishte prona të regjistruara në emra personash të tretë, llogari bankare jashtë vendit dhe kryente shpenzime që ngrejnë dyshime të forta.

Sipas hetuesve, ai luante një rol kyç në menaxhimin dhe riinvestimin e fitimeve të paligjshme, duke vepruar si pastrues parash në shërbim të organizatës kriminale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular