HomePolitikePas Murrizit dhe Xhaferrit shpërthejnë dhe Edmond Spaho dhe Liljana Elmazi: Në...

Pas Murrizit dhe Xhaferrit shpërthejnë dhe Edmond Spaho dhe Liljana Elmazi: Në PD e kanë mendjen si të marrin tendera dhe leje ndërtimi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Me sa duket, në kampin e PD-së ka filluar një “kryengritje” e heshtur e ish-deputetëve që u lanë nga Berisha jashtë Parlamentit. Pavarësisht se hartuesi i listës ishte kreu i PD-së, ata ‘të keqen’ nuk e gjejnë tek ai, por te kolegët-deputetë të PD-së.

I pari ka qenë Myslim Murrizi, i cili nëpërmjet një postimi u ka kërkuar deputetëve të grupit parlamentar të PD-së të mos protestojnë vetëm për hotele dhe televizione private, por të ngrejnë zërin edhe për vjedhjen e naftës nga ‘Bankers’, e cila, sipas demokratit, ka pasur bekimin e të gjitha qeverive.

Ka mjaftuar ky postim i Murrizit, që edhe Edmon Spaho, i njohur për qëndrimet e tija luajale ndaj lidershipit, të ngrejë krye dhe të shpërndajë postimin e ish-deputetit të Lushnjes, shoqëruar me shënimin: “Opozita është e zënë me probleme më të rëndësishme, p.sh. si t’i kalojmë pushimet me sa më pak shqetësime, ose si të mbështesim financimet e ndonjë oligarku mediatik.”

E para që ka reaguar ndaj postimit të Spahos ka qenë ish-deputetja e Vlorës, e cila, po ashtu, u la jashtë Parlamentit nga Berisha, që ka nxituar të komentojë dhe të akuzojë kolegët e PD-së, se janë të zënë me marrje tenderash dhe lejesh ndërtimi. Elmazi, në dallim nga Spaho, e vijon edhe më tej akuzën, duke u shprehur se bëjnë si në kohën e Lulit, duka harruar që nuk është më Basha kreu i PD-së, por Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular