HomeAktualitetI PLOTË/DASH për Shqipërinë: Punë në 6 ditë të javës e jashtë...

I PLOTË/DASH për Shqipërinë: Punë në 6 ditë të javës e jashtë orarit, sindikatat të politizuara. Politika e krimi ndikojnë në media!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në raportin më të fundit për të Drejtat e Njeriut, Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka vlerësuar se sindikatat e punës në Shqipëri janë përgjithësisht të dobëta dhe të politizuara.

Sipas raportit, megjithëse ligji garanton të drejtën për të formuar dhe për t’iu bashkuar sindikatave, shumë punëtorë nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi nga frika e hakmarrjes dhe mungesa e besimit te sistemi i drejtësisë.

Raporti nënvizon se qeveria shpesh nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive. Sindikatat e sektorit publik zhvillojnë negociata drejtpërdrejt me qeverinë, por procesi pengohet nga vonesa të gjata në regjistrimin e sindikatave të reja. Punëtorët që marrin pjesë në to shpesh përballen me presione dhe kërcënime.

Në sektorin privat, shumë persona punojnë gjashtë ditë në javë dhe mbi 40 orë, duke tejkaluar kufijtë ligjorë. Edhe pse ligji parashikon pushime dhe pagesë shtesë për orët jashtë orarit, shumë punëdhënës nuk i respektojnë këto detyrime.

“Ligji parashikon pushime vjetore me pagesë, por vetëm punonjësit në tregun formal të punës kanë të drejta të tilla. Shumë persona në sektorin privat punojnë gjashtë ditë në javë, duke tejkaluar 40 orë. Ligji kërkon periudha pushimi dhe pagesë shtesë për orët jashtë orarit, por punëdhënësit nuk i respektojnë gjithmonë këto dispozita”, theksohet në raport.

Një tjetër problem i madh lidhet me kushtet e sigurisë.

Shumë punëtorë nuk kanë mundësi të largohen nga situata që rrezikojnë shëndetin ose jetën pa rrezikuar vendin e punës. Shkelje të tilla janë më të shpeshta në industrinë e tekstileve, këpucëve, prodhimit, ndërtimit dhe minierave.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Inspektimit të Punës (SLISS), gjatë shtatë muajve të parë të vitit janë vendosur 200 masa urgjente për pezullim pune, për shkelje flagrante të rregullave të sigurisë dhe shëndetit. Sektorët më problematikë janë ndërtimi, minierat, energjia dhe prodhimi.

Raporti përfundon se sindikatat në Shqipëri po përballen me sfida të mëdha në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, për shkak të strukturave të dobëta dhe ndikimit të politikës në funksionimin e tyre.

Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e tij të ri mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ka vlerësuar se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kufizuara liria e shprehjes dhe liria së medias. Po ashtu, është konstatuar se presidenti i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, me sulme të shtuara verbale dhe juridike, ka minuar rendin kushtetues të Bosnjës.

Raporti për vendet e Ballkanit Perëndimor nënvizon gjithashtu një problem të evidentuar edhe në raportet e mëparshme mosndëshkimin e krimeve të luftës.

Në pjesën për Kosovën, në raportin e parë të Departamentit të Shtetit nën administratën e presidentit Donald Trump, thuhet se autoritetet nuk kanë ndërmarrë hapa të qëndrueshëm për t’i identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut.

Për Shqipërinë thuhet se “Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e medias dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”.

Për Bosnjë e Hercegovinën, thuhet se autoritetet e Republikës Sërpska kanë ndërmarrë veprime që kanë dobësuar institucionet shtetërore, kanë rritur tensionet ndëretnike dhe kanë kufizuar lirinë e shprehjes.

Në pjesën për Serbinë, thuhet se nuk ka pasur ndryshime të mëdha në gjendjen e të drejtave të njeriut, por theksohen raportet për kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe mediave, përfshirë dhunë ose kërcënime ndaj gazetarëve, ndjekje të pajustifikuara dhe trafikim të qenieve njerëzore, duke përfshirë punën e detyruar.

Për Malin e Zi, raporti thotë se në vitin 2024 nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në gjendjen e të drejtave të njeriut, por ndër problemet e evidentuara janë raportet për torturë ose trajtim mizor, çnjerëzor e poshtërues, si dhe kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe medias.

Në pjesën për Maqedoninë e Veriut, raporti citon organizata joqeveritare të cilat theksojnë se liritë e medias janë të rrezikuara nga paditë strategjike ndaj gazetarëve (SLAPP), presionet e zyrtarëve, autocensura dhe sulmet për shkak të hetimeve mbi korrupsionin, dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes.

Departamenti amerikan i Shtetit ka zbutur dukshëm kritikat ndaj disa shteteve që konsiderohen partnerë të ngushtë të presidentit republikan Donald Trump, si Salvadori dhe Izraeli vende për të cilat organizatat për të drejtat e njeriut pretendojnë se kanë një histori serioze të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Nga raporti është hequr përmendja e diskriminimit me të cilin përballet komuniteti LGBT+, është ulur fokusi i mëparshëm mbi të drejtat riprodhuese dhe janë shtuar kritika për kufizimet e fjalës politike në aleatët e SHBA-së në Evropë, të cilat, sipas zyrtarëve amerikanë, synojnë politikanët e krahut të djathtë, shkruan agjencia AP.

Raporti përmend ato që administrata e Trumpit i konsideron si kufizime të lirisë së shprehjes në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani.

Në të njëjtën gjuhë për të tre vendet aleate të NATO-s thuhet se “kushtet e të drejtave të njeriut janë përkeqësuar gjatë vitit”.

“Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut“

Në pjesën për Kosovën, Departamenti amerikan i Shtetit ka përmendur se Qeveria ka ndërmarrë “hapa kredibilë për jokonsistent në identifikim, hetim, ndjekje penale dhe ndëshkim të zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut”.

Në raportin për vitin 2024, është përmendur se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka raportuar se ka qenë disa herë shënjestër e fushatave të shpifjeve, kur ka mbrojtur gazetarë dhe media.

“AGK-ja ka raportuar se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin dhe pjesëtarë të partisë politike në pushtet janë përfshirë në fushata shpifjeje për të minuar besimin e publikut në media”, është përmendur në raport.

Në Shqipëri, ndikim i politikës dhe bizneseve mbi gazetarët

Pjesa për Shqipërinë thekson se organizatat e pavarura mediatike dhe gazetarët profesionistë kanë pohuar se Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale kanë kërkuar të ndikojnë te mediat në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente.

“Ka pasur raportime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave kanë përdorur platformat e tyre për të shantazhuar biznese, duke kërcënuar me raportim negativ. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kanë kufizuar pavarësinë e mediave të shkruara, ndërsa raportohet se gazetarët kanë ushtruar vetëcensurë”.

Raporti shton se “mungesa e kontratave të zbatueshme të punës ka ulur pavarësinë e gazetarëve dhe ka kontribuar në njëanshmërinë e raportimit”.

Gjithashtu thuhet se “interesat politike dhe të biznesit kanë ushtruar presion mbi gazetarët. Disa gazetarë kanë raportuar se kanë marrë mesazhe kërcënuese ose janë bërë objekt i fushatave publike të njollosjes pas raportimeve mbi korrupsionin apo keqpërdorimet e supozuara të Qeverisë”.

“Në muajin mars, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar publikisht kryeministrin për përdorimin e një gjuhe frikësuese ndaj një gazetari që po hetonte investimet në turizëm në vend”.

Raporti vë në dukje se “gazetarët shpesh kanë ushtruar vetëcensurë për të shmangur dhunën, ngacmimin apo për të ruajtur vendin e punës. Thuhet se Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhjet e drejtpërdrejta me pronarët e mediave dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”.

Në Bosnje, Dodik ka minuar rendin kushtetues

Në pjesën për Bosnje e Hercegovinën, raporti thekson se në entitetin e Republikës Sërpska, autoritetet kanë ndërmarrë veprime që kanë dobësuar institucionet shtetërore, kanë rritur tensionet ndëretnike dhe kanë kufizuar lirinë e shprehjes.

“Sulmet e shtuara verbale dhe juridike të presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kanë minuar rendin kushtetues të vendit, ndërsa retorika e tij polarizuese dhe fyese ka kontribuar më tej në tensionet politike e etnike në mbarë vendin”, thuhet në përmbledhje.

Çështjet kryesore të të drejtave të njeriut në Bosnje përfshijnë kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe të medias, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve, si dhe praninë e formave më të rënda të punës së fëmijëve. Raporti thekson se autoritetet nuk kanë ndërmarrë hapa të besueshëm për të hetuar ose ndëshkuar zyrtarët përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut.

Përmendet gjithashtu problemi i pandëshkueshmërisë për krimet e luftës.

“Pengesat kryesore për ndjekjen penale të krimeve të luftës kanë qenë kalimi i kohës, mosprioritizimi i rasteve më komplekse me kryesit më përgjegjës, menaxhimi joefikas dhe ndarja e çështjeve, si dhe mungesa e bashkëpunimit rajonal. Edhe pse ekzistonin mekanizma ligjorë për këtë, viktimat janë përballur me pengesa për të marrë dëmshpërblim në procedurat penale, për shkak të dështimit të prokurorëve për të siguruar dhe paraqitur prova në emër të tyre dhe hezitimit të gjykatave për të vendosur mbi këto kërkesa”, thuhet në raport.

Raporti evidenton edhe presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, duke përmendur rastin kur Millorad Dodik sulmoi publikisht televizionin BN, duke e quajtur “tradhtar” për raportimin mbi korrupsionin e supozuar të familjes së tij.

Ministri i Jashtëm Ellmedin Konakoviq përmendet në kontekstin e kritikave të shoqatës “BH Novinari”, pas sugjerimit se transmetuesit publikë në Bosnje dhe në Federatë – FTV dhe BHRT – mund të zgjidhnin problemet e tyre financiare afatgjata nëse menaxhmenti “do të punonte sipas diktatit” të politikave të koalicionit qeverisës.

Raporti thekson gjithashtu problemin e martesave të detyruara të fëmijëve, duke vënë në dukje se ato janë në rritje, ndërsa mbrojtja ligjore zbatohet rrallë.

Në Serbi, sulme ndaj gazetarëve dhe rol i tepruar i shtetit në sektorin mediatik

Në pjesën për Serbinë, raporti thekson se nuk ka pasur ndryshime të mëdha në gjendjen e të drejtave të njeriut.

Çështjet kryesore të evidentuara përfshijnë raportime të besueshme për kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe të medias, përfshirë dhunë ose kërcënime ndaj gazetarëve, ndjekje të pajustifikuara, si dhe trafikim të qenieve njerëzore, përfshirë punën e detyruar.

Raporti vë në dukje gjithashtu procesimin e ngadalshëm të rasteve të krimeve të luftës.

Sa i përket lirisë së medias, janë përmendur sulmet ndaj gazetarëve, mungesa e transparencës në pronësinë e mediave dhe roli i tepruar i shtetit në sektorin mediatik.

“Rregullatori për mediat elektronike (REM), në fund të vitit 2023, i dha licencë rajonale për transmetim televizionit Informer TV pa konkurs publik, gjë që ngre shqetësime për lidhjet e ngushta të këtij kanali me partinë në pushtet”, thuhet në raport.

Po ashtu, evidentohet se presioni financiar ka çuar në autocensurë, me media që shmangin kritikat ndaj Qeverisë nga frika e pasojave.

Edhe pse kushtetuta dhe ligji ndalojnë torturën dhe keqtrajtimin, raporti përmend dy raste të përdorimit të tepruar të forcës nga zyrtarë policorë.

Kufizime serioze të lirisë së shprehjes në Mal të Zi

Për Malin e Zi, raporti thekson se gjatë vitit 2024 nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në gjendjen e të drejtave të njeriut.

Ndër problemet kryesore janë raportet për torturë ose trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues, si dhe kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe të mediave. Organizatat joqeveritare, përfshirë Human Rights Action dhe Civic Alliance, kanë kritikuar ngadalësinë e autoriteteve në procesimin e krimeve të luftës, njohjen e viktimave dhe pagesën e dëmshpërblimeve për luftën e viteve 1990.

Raporti i plotë i DASHShkarko këtu

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular