Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ndau në rrjetet sociale një album fotografik nga koncerti që artistët e tij zhvilluan në qytetin e Fierit.
Shfaqja bëri që sheshi të mbushej plot në mbrëmje. Artistët interpretuan këngë, valle dhe ritme që bashkuan zemrat e publikut me shpirtin e traditës shqiptare. Shfaqja e Ansamblit Kombëtar erdhi nën moderimin e Suela Demirit.
Pasi ngriti peshë zemrat e qytetarëve të Elbasanit, Vlorës dhe Fierit, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore udhëton drejt qytetit të Laçit.
Një tjetër stacion i këtij turi veror ku tingujt e lahutës, çiftelisë dhe iso-polifonisë do të mbushin sheshin me emocionet e krenarisë kombëtare. Mbrëmjen e datës 14 gusht, tradita do të vallëzojë mes duartrokitjeve të publikut të Laçit i cili do i bashkohet festës së madhe të folklorit shqiptar.
Shfaqjet do të vijojnë më pas në Kavajë dhe Vajzë të Vlorës..ATA