Shkrimtarja dhe politikanja Flutura Açka, si gjithmonë kritike ndaj qeverisë Rama dhe deputetëve të Partisë Socialiste ka reaguar ashpër në lidhej me situatën e vështirë ku ndodhet Shqipëria.
Duke paralelizuar gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi ynë për shkak të vatrave të zjarreve që shpërthejnë papritur nga një zonë në tjetrën, me lajmet në lidhje me shitjen e ishullit të Sazanit, familjes Trump, Açka shkruan se “Shqipërisë i ra për pjesë burra që shiten dhe burra për burg”.
Shkrimtarja pyet në formë ironike se ku është Presidenti dhe ku është Këshilli i Sigurimit të reagojë në këto momente kritike për vendin tonë ku situata ka dalë jashtë kontrollit.
“Botës i ra fati të kenë burra shteti, neve burra për burg
Shqipëria digjet, Shqipëria shitet
A ka Këshill Sigurimi ky vend?
A i kanë mbetur më burra (edhe gra) këtij vendi?
Jo, i kanë mbetur vetëm burra për burg!
Ndryshe nuk ka si shpjegohet e gjithë kjo gjëmë!
Ruaji, Zot, shqiptarët! Nga burrat e shtetit të vet” – shkruan Flutura Açka.