HomePolitikeSituata me zjarret në vend, ngrihet mekanizmi i emergjencës për mobilizimin e...

Situata me zjarret në vend, ngrihet mekanizmi i emergjencës për mobilizimin e qendrave shëndetësore në zonat e rrezikuara

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret.

Të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave të përfshira në këtë emergjencë, thotë kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një statusi në rrjetet sociale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.

Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit. Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë, sikurse njofton Ministria e Mbrojtjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular