Administrata Tatimore ka penalizuar një subjekt turistik në Kavajë, pas një inspektimi të Task Forcës së Terrenit që konfirmoi shkelje të rënda të ligjit tatimor. Kontrollet u zhvilluan pas një denoncimi në rrjetet sociale, duke zbuluar se kampingu në fjalë nuk lëshonte fatura tatimore për shërbimet e ofruara, si dhe shiste mallra pa faturë.
Sipas Administratës Tatimore, këto veprime përbëjnë shkelje të drejtpërdrejta të ligjit dhe penalizimi i subjektit është pjesë e masave për të luftuar informalitetin, veçanërisht në sektorin e turizmit, ku fluksi i vizitorëve gjatë sezonit veror kërkon kontrolle të shtua
Institucioni theksoi se do të trajtojë me seriozitet çdo denoncim të ardhur nga qytetarët, duke garantuar zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë.
Kjo nismë është në linjë me strategjinë kombëtare për formalizimin e sektorit turistik, ku objektiv kryesor mbetet garantimi i konkurrencës së ndershme dhe mbrojtja e të ardhurave publike.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj rasteve të kësaj natyre dhe se do të vijojnë ndërhyrjet e fokusuara për të goditur subjektet që operojnë jashtë kuadrit ligjor./