HomeEkonomiEkonomia shqiptare u rrit 3,4%, BSH: Konsumi i familjeve dhe eksportet e...

Ekonomia shqiptare u rrit 3,4%, BSH: Konsumi i familjeve dhe eksportet e mallrave të shërbimit, faktorë kryesorë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sipas të dhënave të raportuara në Tremujorin III të Politikës Monetare, të përgatitur nga Banka e Shqipërisë, volumi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3,4% në tremujorin e parë, i nxitur nga rritja e konsumit të familjeve, investimeve publike dhe private, si dhe nga zgjerimi i eksporteve të mallrave dhe shërbimeve.

Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare, Erald Themeli, evidentoi disa konkluzione kryesore.

“Inflacioni ka pasur një tendencë në rritje në tremujorin e dytë, ku niveli i tij kaloi nga 2 për qind mesatarisht në tremujorin e parë, në 2,3 për qind në tremujorin e dytë”, deklaron Themeli.

Ai theksoi gjithashtu se kushtet monetare dhe financiare mbeten akomoduese.

“Ato kanë mundësuar një rritje solide të aktivitetit kreditues për sektorin privat të ekonomisë. Perspektiva e zhvillimeve ekonomike në vend mbetet pozitive. Parashikojmë dhe projektojmë se rritja ekonomike do të vazhdojë në nivele të ngjashme dhe të krahasueshme brenda një intervali 3,5–4 për qind. Qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e mandatit tonë të stabilitetit të çmimeve”, thotë ai.

Megjithëse perspektiva e ekonomisë vendase mbetet e qëndrueshme, lufta tregtare mund të paraqesë sfida për të ardhmen e ekonomisë shqiptare.

“Rreziqet, kryesisht nga ambienti i jashtëm, mbeten të mëdha”, nënvizon drejtori i Departamentit të Politikës Monetare.

Në këto rrethana, Themeli bëri të ditur se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%. RTSH

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular