HomeBotaPutin përgatitet të testojë raketën e re bërthamore përpara samitit kokë më...

Putin përgatitet të testojë raketën e re bërthamore përpara samitit kokë më kokë me Trump! Cili është synimi i Moskës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rusia duket se po përgatitet të testojë raketën e saj të re me fuqi bërthamore, sipas dy studiuesve amerikanë, edhe pse Presidenti rus Vladimir Putin do të takojë për të zhviluar bisedime mbi Ukrainën me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të premten, shkruan Reuters.

Jeffrey Lewis i Institutit Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare me seli në Kaliforni dhe Decker Eveleth i organizatës kërkimore dhe analizuese CNA, me seli në Virxhinia, arritën në vlerësimet e tyre duke studiuar imazhet e marra në javët e fundit deri të martën nga Planet Labs, një firmë satelitore komerciale.

Fotot tregonin aktivitet të gjerë në vendin e testimit Pankovo në arkipelagun Novaya Zemlya të Detit Barents, duke përfshirë rritje të personelit dhe pajisjeve, si dhe anijeve e avionëve të lidhur me testet e mëparshme të 9M730 Burevestnik (Stuhia Petrel).

“Mund të shohim të gjithë aktivitetin në vendin e testimit, sasi të mëdha furnizimesh vijnë për të mbështetur operacionet, ashtu edhe lëvizje në vendin ku ata në fakt lëshojnë raketën”, tha Lewis.

Një burim perëndimor i sigurisë, i cili kërkoi të mos identifikohej më tej, konfirmoi se Rusia po përgatit një provë të Burevestnik.

Lewis tha se prova mund të ndodhë këtë javë, duke rritur mundësinë që kjo të eklipsojë samitin Trump-Putin në Alaska .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular