HomeSportTransferimi i Brojës, përsëri me klauzola të veçanta. Zbulohet strategjia “bujare” e...

Transferimi i Brojës, përsëri me klauzola të veçanta. Zbulohet strategjia “bujare” e Çelsit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Armando Broja i ka dhënë fund karrierës së tij te Çelsi, për t’u transferuar tashmë te Bërnli, duke nisur një etapë të re. Një transferim që është finalizuar me shpejtësi mes dy klubeve dhe tashmë është mësuar se për ta bërë të mundur, blutë londinezë kanë vendosur edhe disa klauzola të veçanta “ndihmëse”.

“Thë Sun” bën të ditur se për akordin mes palëve, që nuk është bërë publik me shifra ekzakte por raportohet se ka qenë rreth 15 milionë paund përfshirë bonuset, Çelsi i ka krijuar lehtësira klubit që mori sulmuesin shqiptar.

Pagesa për shembull mund të bëhet me këste, duke filluar nga janari dhe mund të zgjatë për disa vite, duke e paguar pjesë-pjesë vlerën e plotë të kartonit të Brojës për sa kosh zgjat kontrata e tij me Bërnlin. Kështu, nuk rëndoheshin as arkat e klubit që bleu sulmuesin. Gjithsesi, nëse Bërnli bie nga kategoria dhe vendos të shesë Brojën, atëherë është i detyruar që të paguaj të gjithë shifrën e plotë të detyrimit që i ka Çelsit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular