HomeKronikeAjola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim...

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, është paraqitur në SPAK.

Ajola Xoxa mbërriti në SPAK në zbatim të masës së caktuar ndaj saj “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë që ajo u mor e pandehur së bashku me Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndon akuza e korrupsionit, pastrim parave, fshehje e pasurisë dhe futjes e sendeve të paligjshme.

Ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëshortes së tij, SPAK ngre dyshime për përfshirje në një skemë komplekse të pastrimit të parave, ndërkohë që vetë Veliaj ka mohuar çdo akuzë, duke e konsideruar çështjen si të motivuar politikisht.

Sipas gazetares Klodiana Lala, “SPAK ka marrë të pandehur 30 persona, përfshirë përfaqësues të shoqërive tregtare, organizata jo fitimprurëse si dhe figura publike të njohura dhe njerëzve të afërm të Ajola Xoxës”.

Mes tyre ndodhet edhe deputetja Klotilda Bushka, ndaj së cilës SPAK dyshon se ka intimiduar dëshmitarët gjatë hetimeve, konkretisht Ina Goxhaj për të mos dëshmuar për çiftin Veliaj-Xoxa.

Lala po ashtu tha se “Dosja, që përmban afro 60 mijë faqe dokumentacion, pritet t’i dorëzohet Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) brenda datës 24 shtator 2025, duke hapur rrugë për kalimin në fazën e gjykimit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular