HomeKronikeFOTO/ Ky është 14-vjeçari që u vra nga bashkëmoshtari i tij jashtë...

FOTO/ Ky është 14-vjeçari që u vra nga bashkëmoshtari i tij jashtë ambienteve të një lokali! Si nisi konflikti që degjeneroi në përdorimin e thikave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

 Personi në foto është Erald Xhejo, 14 vjeçari, I cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari I tij, shtetasi Enedio Guri.

Krimi I rëndë ndodhi pasditen e kësaj të enjteje (14 gusht) në fshatin Pirg të Maliqit.

Ngjarja tragjike ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali, ku viktima dhe autori kishin shkuar për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes tyre.

Debati i tyre përfundoi me përplasje fizike, ku viktima humbi jetën nga goditjet me thikë.

Autori, i cili ka pësuar dëmtime të lehta gjatë përplasjes, është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa do vijohet me marrrjen në pyetje nga autoritetet.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular