HomeEkonomiGati udhëzuesi i ri për strehimin social - Bashkitë, më shumë rol...

Gati udhëzuesi i ri për strehimin social – Bashkitë, më shumë rol dhe përgjegjësi në planifikimin 5-vjeçar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ministria Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka publikuar udhëzuesin e ri, që ka në fokus hartimin e planeve të reja 5-vjeçare të cilat janë të lidhura me strehimin social. Ky udhëzues, synon të vendosë një standard të ri në mënyrën si hartohen programet e strehimit, të parashikuara në legjislacionin shqiptar.

Në thelb, dokumenti e vendos bashkinë në një pozicion shumë më proaktiv në adresimin e çështjeve të strehimit social. Nga një rol më shumë administrativ në të kaluarën, bashkitë tashmë duhet të ndërmarrin analiza të thelluara mbi nevojat për strehim në territorin e tyre, të hartëzojnë grupet në nevojë dhe të identifikojnë mënyra konkrete për financimin e ndërhyrjeve. Programet 5-vjeçare, përveçse një kërkesë ligjore, shërbejnë edhe si një kusht për të përfituar fonde nga qeveria qendrore për ndërtimin e banesave sociale me qira apo atyre me kosto të përballueshme për familjet me të ardhura të ulëta.

Përzgjedhja e përfituesve nga programet e strehimit do të bazohet në një seri kriteresh të ndara në katër kategori. Së pari, kushtet e strehimit, që përfshijnë raste kur familja nuk ka banesë, jeton në ndërtesa të rrezikuara, apo ka humbur strehimin për arsye ligjore apo të shpronësimeve; së dyti, kushtet familjare, si familjet njëprindërore apo të moshuarit pa përkrahje. Së treti, kushtet sociale, ku përfshihen rreth 15 kategori të njohura si grupe të cenueshme; dhe së fundi, kushtet ekonomike, që lidhen me të ardhurat, punësimin dhe përfitimin e ndihmës ekonomike.

Përgatitja e një programi 5-vjeçar është një proces kompleks që shtrihet përtej një analize të thjeshtë statistikore. Ai përfshin konsultime me komunitetin dhe grupet e interesit, intervista me përfaqësues të grupeve në nevojë dhe vëzhgime në terren. Në fund, dokumenti i përgatitur miratohet nga këshilli bashkiak dhe përfaqëson vizionin dhe prioritetet afatmesme të njësisë vendore për sektorin e strehimit social.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular