HomeOP EDJo më në “luftë” me Amerikën, koha për hapje rruge, kërkim faljeje...

Jo më në “luftë” me Amerikën, koha për hapje rruge, kërkim faljeje dhe bashkim në PD/nga Sabah Sheta

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga Sabah Sheta
Konfirmimi i nongratës ndaj liderit historik të PD Sali Berisha nga administrata Trump si dhe mbështetja që po vazhdon ndaj SPAK duhet të na bëj të frenojmë së bëri një politikë të tillë dhe ndalimit të luftës me mullinjtë e erës nga SHBA duke i etiketuar vendimmarrjet e tyre si personale të ndikuara nga Soros apo humore zyrtarësh. Rikonfirmimi në raportin më të fundit për nongratën i jep të drejtë Lulzim Bashës për rrugën që ndoqi pavarësisht se familja jonë politike u fut në “vëllavrasje” ku nuk munguan fyerje, sharje deri në përplasje dhe fizike siç fatkeqësisht ishte ngjarja e turpshme e 8 janarit. Nuk ka më kohë, kur jemi në mandatin e 4-të në opozitë na duhet në shpejt të mendojmë rrugën e daljes nga kriza, të mos vazhdojmë nën tezën komuniste “PD Shkëmb graniti”, të sulmojmë ambasadorë që ishin përfaqësues të shtetit më të fuqishëm dhe demokratikë në botë në Tiranë si dhe gënjejmë mbështetesit me përralla se vendimmarrjet na qenkan klienteliste në DASH! Çfarë ndodhi në konfirmoi për të disatën herë se Amerika është shtet që funksionin mbi parime, ligje, kushtetutë dhe fakte e jo mbi humore!  
Çfarë duhet të bëjmë lind pyetja?! Sigurisht duhet ringritur PD si një forcë demokratike, e djathtë, të përfaqësohen intelektualët, njerëzit që janë histori suksesi brenda dhe jashtë vendit, ish të përndjekurit, pronarët të cilët e kanë vendin në forcën politike që ka lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë në epokën postkomuniste.
Nga sot duhen lënë mënjanë mërite, Sali Berisha dhe lidershipi duhet të hapin rrugë të rinjve, njerëzve që nuk mbartin asnjë mëkat të qeverisjes, të jenë fura të pastra të paatakuar në publik. Duhet të bashkohemi, të lëmë pas mentalitetin komunist që ekzistonte që kush ishte kundërlidershipit nuk ishte me PD dhe të jemi të gjithë bashkë për ta bërë partinë të madhe. Sigurisht Berisha ka kontribut të madh në parti dhe qeverisjes dhe personalisht dua ta mbaj mend atë figurë që la gjurmën e tij në shtetbërje deri në 2013 me plus dhe minuset e veta, të mbaj mend Berishën në kohën e marrëdhënieve të shkëlqyera me SHBA dhe të mos kem para syve sot një kryetar që është në përplasje me SHBA.
Ndaj si një demokratë me shpirt, kontribuues prej themelimit më duhet të konstatoj që lufta që u hap për nongratan nuk ia vlejti. Thjesht u përplasëm dhe u dobësuam brenda vetes. Sot koha për hapje rruge nga kryetari i PD, kërkim faljeje ndaj atyre që iu turrëm pse mbështetën një vendim të aleatit tonë SHBA. Është koha për bashkim në PD të të gjithë atyre që prej ditës së parë të krijimit e kanë dashur forcën tonë politike të madhe, të djathtë dhe krah aleatëve tanë SHBA-Britanisë së Madhe dhe BE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular