HomeKronikeU rrëzua në kanionin “Shkëmbi i Vashës”, 54-vjeçari gjendet i pajetë! Polumbarët...

U rrëzua në kanionin “Shkëmbi i Vashës”, 54-vjeçari gjendet i pajetë! Polumbarët e RENEA nxjerrin trupin nga uji

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u rrëzua aksidentalisht në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar.

Trupi i 54-vjeçarit me iniciale P. T., banues në fshatin Pashtresh, u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”.

Viktima ishte larguar nga banesa e tij mëngjesin e djeshëm, ndërsa dyshohet se u rrëzua në kanion në mbrëmje.

“Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar, shtetasi P. T., 54 vjeç, banues në fshatin Pashtresh, i cili si pasojë humbi jetën. Trupi i tij u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”. 54-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij, mëngjesin e djeshëm. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale”, informoi policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular