HomePolitikeZaptimi i hapësirave publike, Rama me mesazh të qartë: Gjobë kush nuk...

Zaptimi i hapësirave publike, Rama me mesazh të qartë: Gjobë kush nuk e liron vetë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka vënë e një herë theksin tek “Rilinda Urbane 2.0”, ose ndryshe, lirimi i hapësirave publike të zaptuara.

Duke ndarë pamje nga lirimi i këtyre hapësirave, Rama vë në dukje se të gjithë ata që çmontojnë vullnetarisht strukturat në kohë të vonuar, me pretendimin se është një aksion momental, gabohet. Sipas kreut të qeverisë, ky program do të vijojë për katër vitet e ardhshme

“Disa e vonojnë çmontimin vullnetar me idenë e gabuar se “aksioni do mbarojë”, por ky nuk është një aksion, është një program katërvjeçar që quhet Rilindja Urbane 2.0 dhe ky program nuk mbaron me këto çmontime, po vazhdon me rehabilitimin e me transformimin e hapësirave publike në hapësira cilësore bashkëjetese komunitare“, shkruan ai.

Sakaq, Rama thekson se kushdo që nuk e liron hapësirën publike në mënyrë vullnetare, do ta bëjë si veprim në kuadër të masës administrative.

“Kush nuk e liron më mirë vetë hapësirën që ka zënë, në fund do ta lirojë bashkë me një gjobë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se deri më tani, portali i ri qeveritar “Hapësira ime Publike”, ka regjistruar mbi 3 mijë raste ankesash nga qytetarët, sa i përket lirimit të hapësirave publike, vetëm disa ditë pas prezantimit të aplikacionit nga kryeministri.

Ky aksion është pjesë e projektit kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon rikthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve dhe komuniteteve lokale, duke përmirësuar cilësinë e jetës urbane dhe vendosur rregull në shfrytëzimin e pronës publike. Fushata synon funksionalizimin dhe rregullimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, duke mbrojtur interesin e përbashkët dhe duke garantuar respektin për ambientet e përbashkëta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular