HomeEkonomiBypass-i i Tiranës, dalin kostot për 8.5 km e parë - ARRSH...

Bypass-i i Tiranës, dalin kostot për 8.5 km e parë – ARRSH shpall fituesit për segmentin Kashar-Nyja Vaqarr, ja sa kushton

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ndërtimi i 8.5 kilometrave të parë të bypass-it të Tiranës do të kushtojë rreth 4.9 mld lekë, pa TVSH apo rreth 5.9 mld lekë, duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Pas fazës II, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese edhe për fazën I të segmentit Kashar – Nyja Vaqarr. Për këtë lot, fitues është shpallur kompania 4 A-M, me një ofertë prej 2.63 mld lekë, pa TVSH, ndërsa pak ditë më parë u njoftua edhe fituesi për lotin II, që ishte bashkimi i operatorëve “Elmazaj Konstruksion” & “INC S.P.A”.

Gjatësia totale e bypass-it të Tiranës është 21.6 kilometra, ndërsa konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme rrugore në vend, pasi synon të lidhë drejtpërdrejt autostradën Durrës – Tiranë me atë Tiranë – Elbasan, duke shmangur hyrjen në kryeqytet.

Ndonëse përfundimi i plotë do të kërkojë tenderimin edhe për pjesën tjetër të rrugës, ndërtimi i segmentit nga Kashari në Vaqarr do të shënojë përmbylljen e të gjitha segmenteve të aksit Milot–Fier, pjesë e Autostradës Adriatiko – Joniane. Kjo, pasi një nga lotet e kësaj autostrade (Kashar – Lekaj) përfshin edhe 7 nga 8.5 kilometrat e tenderuara të bypass-it. 

Autostrada Milot–Fier, po ecën me ritme të ndryshme në pesë lotet e saj. Me një gjatësi totale prej 114 kilometrash, segmentet aktualisht ndodhen në faza të ndryshme ndërtimi apo tenderimi.

Segmenti më i avancuar është ai Thumanë–Kashar, me një gjatësi prej 21 kilometrash, ku punimet kanë përfunduar dhe është hapur për qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, tre segmentet e tjerë: Milot – Thumanë, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier janë gjithashtu të kontraktuara për ndërtim dhe kompanitë ndodhen në procesin e sigurimit të lejeve për nisjen e punimeve. Të katër këto segmente do të realizohen përmes kontratave koncesionare. Ndryshe paraqitet rasti i bypass-it të Tiranës, i cili do të ndërtohet me financim të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular