Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po mbajnë një konferencë për shtyp pas takimit për bisedimet në Alaska.
Putin ishte ai që e nisi i pari konferencën për shtyp. Ai tha se e përshëndeti Trumpin si “fqinj”.
Putin tha se SHBA-ja dhe Rusia, “edhe pse të ndara nga oqeanet, janë fqinj të afërt”.
“Janë vetëm 4 km larg. Jemi fqinj të afërt, dhe kjo është një fakt,” shtoi ai.
Për këtë arsye, ai i tha Trumpit “përshëndetje, fqinj” kur shtrënguan duart në pistën e aeroportit më herët gjatë ditës, tha ai.
Putin vazhdoi të përshkruajë historinë e Alaskës, e cila dikur ishte pjesë e territorit rus para se t’i shitej SHBA-së në mes të shekullit të 19-të.
Ai thekson praninë e kishave ortodokse ruse në këtë shtet amerikan, duke i thënë gazetarëve: “Jam i sigurt se kjo trashëgimi do të na ndihmojë të rindërtojmë dhe të forcojmë marrëdhënie të ndërsjellta, të dobishme dhe të barabarta.”