Trump e quan takimin me Putin “jashtëzakonisht produktiv”, por thotë se duhet bërë më shumë për të ndalur luftën në Ukrainë
Donald Trump filloi deklaratën e tij shumë të shkurtër duke thënë se bisedimet me Putin ishin “jashtëzakonisht produktive”, por se duhet bërë më shumë për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.
“Mendoj se patëm një takim shumë produktiv. Kishte shumë, shumë pika për të cilat ramë dakord,” tha Trump. “Nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje. Do të telefonoj NATO-n… dhe natyrisht do të telefonoj presidentin Zelensky për t’i treguar për takimin e sotëm.”
“Ne bëmë vërtet disa përparime të mëdha,” tha Trump pa zbuluar detaje se çfarë përparimesh u arritën.
“Do të filloj të bëj disa telefonata për t’u treguar atyre çfarë ndodhi, por patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika,” shtoi ai. “Janë vetëm disa pak që mbeten. Disa nuk janë aq të rëndësishme, njëra është ndoshta më e rëndësishmja. Por kemi një shans shumë të mirë për t’ia arritur, nuk ia arritëm ende, por kemi një shans shumë të mirë për t’ia arritur.”