Miratohen procedurat e vlerësimit dhe të kompensimit të dëmeve të shkaktuar nga zjarret. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i mbrojtjes Pirro Vengu me anë të një postimi që ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale.
Sipas ministrit “Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të Bashkisë.
Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare. Përbërje e grupeve të vlerësimit do të jetë sipas natyrës së fatkeqësisë dhe karakterit të humbjeve dhe vlerësimit Teknik.
Grupet e inspektimit do të shkojnë pranë cdo objekti të dëmtuar dhe do të plotësojnë formularët e dëmeve me kostot financiare përkatëse. Më pas bashkitë hartojnë dokumentacionin e plotë të dëmeve.
Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.
Sipas njoftimit kompensimet do të kryhen me fondet e bashkive perms fondit për mbrojtjen civile. Në mungesë të fondeve ata do të planifikohen në vitin pasardhës dhe në rast ku fondi tejkalon 8 për qind të buxhetit të Bashkisë kërkesat për kompensim kalojnë tek Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.