HomeOP EDDy fjalë…për zotin Basha! /nga Armend Gjana

Dy fjalë…për zotin Basha! /nga Armend Gjana

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

nga Armend Gjana

Lulzim Basha, nga koha dhe historia del se është i vetmi politikan në këto tridhjetë e pes vite, në shqipëri, që nuk e ka kërkuar pushtetin me pasion, sepse ndryshe do të kishim përleshje në vendin tonë!

Lulzim Basha, me ecurinë e tij na shfaqet një filozof-politikan shumë i pasur, jo me flori, por me virtyte, guxim, me dije e urtësi, pasuri të nevojshmë për lumturinë e ç’do qytetari të ‘Shtetit Shqiptar’!

Lulzim Basha, me qëndrimet dhe veprimet e tij të deritanishme prej shtetari (duke qënë ndër të vetmit politikan, drejtues kryesor në vend, që nuk ka asnjë çështje në hetim nga organet e drejtësisë)! Ç’ka do të thotë se nuk e ka lejuar veten të bjerë në rangun e çapaçulëve dhe njerëzve të babëzitur për pasuri vetjake, e cila është vlerë e një filozofi dhe shtetari të vërtetë!

Lulzim Basha, është një filozof-Shtetar, i cili për shumë rrethana ka qenë në majat më të larta të Shtetit shqiptar, në ato vise më të larta të tij dhe ka soditur aq sa duhet më të mirën!

Lulzim Basha, me 11 maj si një filozof-politikan dhe njeri i elitës politike të vendit tonë, zgjodhi të mos qëndrojë atje sipër siç bëjnë këto, kodoshët tridhjetë e pes vjeçar, që duan të mbajnë peng vendin, partitë dhe politikën, por të zbresë poshtë te ne, të burgosurit (qytetarët) e këtij vendi!

Lulzim Basha, është i vetmi filozof-politikan apo drejtues, që hoqi dorë nga privilegjet e viseve të larta dhe u kthye tek sublimja! Ai, ka zbritur në qytet (banesën e përbashkët të të tjerëve, e të veten të vërtetën)!

Lulzim Basha, tashmë ka fatin e mundësinë të shohë e të mësohet me hijet e errëta, e kur të jetë mësuar me errësirë, ai ka për të parë mijëra herë më mirë se të tjerët dhe ka për të njohur ç’do figurë dhe atë që ajo figurë përfaqëson!

Lulzim Basha, do të hasë, tek ne të burgosurit e qytetit, me mira shembuj, vërtetë të së drejtës, të bukurës dhe të së mirës!

Lulzim Basha, është ndër ato krer politik, të rrallë për mendimin tim; që nuk ka zgjedhur të përleshet me liderët e tjerë politik të vendit tonë, për hije…të ndryshme dhe autoritetin e tij, sikur këto të ishin një e mirë pafund për të, por ka zgjedhur qytetin dhe qytetarët!

Lulzim Basha, është padiskutim një filozof-politikan, që ka një mendim të qartë: se Shteti duhet qeverisur mirë dhe në mënyrë paqësore! Unë, personalisht e dua dhe do t’a mbështes pa kushte një filozof-politikan të tillë, që të drejtojë ‘Shtetin Shqiptar’🇦🇱! 💙✌️✌️

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular